• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Gjyqësori ka presion nga politika. Nuk mund të ketë pavarësi të sistemit nëse…!

by Java News
02/01/2023 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi se ndaj sistemit gjyqësor ka shumë presione. Sipas tij presione ka në kuptimin e mirë të fjalës, duke përmendur atë të publikut, që pret drejtësi nga institucionet.

Por Metani theksoi se nuk mungojnë as presionet nga politika, teksa shtoi se nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci.

“Sistemi gjyqësor padyshim që ka shumë presione, ka shumë presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës. Ka presion publik, që do të thotë të prodhojë sa më shumë drejtësi, të prodhojë drejtësi të paanshme e kështu me radhë. Ka presion qoftë edhe nga politika, që në një moment të caktuar politika përfaqëson interesin publik në Kuvend apo kudo, për ta bërë sistemin gjyqësor më të përgjegjshëm e kështu me radhë.

Nga ana tjetër gjetja e balancës midis këtij interesi publik, dhënies zë të këtij interesi publik, edhe mënyrës se si ti i jep zë këtij interesi publik është shumë delikate ta ndash nga presioni, ta ndash nga presioni politik, nga intimidimi që i bëhet punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo nuk është një gjë që shkruhet, nuk është një gjë që thuhet. Kjo është një gjë që dihet. Unë mendoj që sistemi gjyqësor nuk mund të ketë sukses, nëse ne nuk e mbështesim sistemin gjyqësor, nëse ne nuk i krijojmë mjedis demokratik sistemit gjyqësor.

Nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci. Nuk mund të shkojnë të dyja anash dhe larg njëra- tjetrës, të dyja ndihmojnë një proces shumë të rëndësishëm, që është kushtetutshmëria e sjelljes politike në vend. Kjo sa i përket pjesës politike, pra them që duhet kultivuar dhe duhet  promovuar kultura demokratike e trajtimit të punës së sistemit gjyqësor. Çdokush ka të drejtë të komunikojë atë që mendon për punën e sistemit gjyqësor, sa larg kjo apo sa afër është kjo me intimidimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo është një gjë që ka të bëjë me kulturën politike të atyre që e bëjnë  këtë kritikë. Besoj dhe mendoj që duhet të jetë pjesë e debatit politik pikërisht kjo gjë, pra krijimi i një fryme kritike, nëse ka kritika për punën e sistemit gjyqësor, por brenda një standardi të caktuar demokratik, kushtetues, brenda asaj që themi, të ruajtjes së pavarësisë dhe mosintimidimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksoi Metani ndër të tjera në një intetvistë për Euronews Albania./m.j

Next Post
Emri i foshnjës/ Në Empoli të Italisë fëmija i parë i lindur në 2023 është shqiptar

Emri i foshnjës/ Në Empoli të Italisë fëmija i parë i lindur në 2023 është shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In