• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Inspektorët në terren fikin kamerat dhe GPS’/ Braçe denoncon Tatimet për gjoba arbitrare: KLSH të kontrollojë Drejtorinë e VIP-ave dhe..

by Os De
06/11/2025 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin në Kuvend për abuzimet që po ndodhin nga administrata tatimore dhe ajo doganore. Ai denoncoi një rast konkret ku një biznes u gjobit me 8.2 milionë lekë të vjetra vetëm për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore, duke e cilësuar këtë veprim si shembulli tipik i arbitraritetit dhe mungesës së drejtësisë në institucionet fiskale. 

Braçe lexoi dokumentin e gjobës nga tatimorët, ndaj këtij biznesi, ndërsa denoncoi se inspektorët kur dalin në terren fikin kamerat dhe GPS-in. 

Ai kërkoi nga KLSH që të auditojë drejtorinë Tatimore VIP dhe atë të Tiranës. Socialisti kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria për të ndaluar praktika të tilla që, sipas tij, dëmtojnë bizneset e vogla dhe ndershme. Me ironi, deputeti i PS tha se inspektorët sillen egër me të dobëtit, por para të fortëve tërhiqen. 

Erion Braçe: Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: E para, klientizimin që funksionon ende në Dogana, veçanërisht në metodat për vlerësimin e transaksioneve se nuk sjell vetëm evasion fiskal, por cenon edhe konkurrueshmërinë në treg. E njëjta gjë vlen edhe për Tatimet por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin sepse do të kemi një ligj. 

KLSH sjell në vemendje që borxhi i akumuluar po rritet më shpejt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti. 

Por më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorët dalin jashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS dhe kjo evidentohet në raportin e KLSH. Ky është një problem shumë i madh. Jam i vetmi që po flas për rendin e ditës (i drejtohet Peleshit pasi i kërkoi të mbyllte fjalën)… 

Organet fiskale e kanë këtë qasje dhe sjellje, që sillen egër me të dobëtin dhe mungojnë në kontrolle në dy drejtoritë më të rëndësishme edhe në Tatim paguesit e mëdhenj dhe në të Tiranës. 

Dhe nuk kam se si të mos sjell në vëmendje këtë akt konstatimi apo gjobe, vendosur në një biznes në Tiranë, në periferi dhe dua t’ua lexoj se me thënë të drejtën më ka bërë përshtypje. 

 

 

Next Post
Tragjike/ Gjenden trupat e 4 burrave të pajetë në vendndodhje të ndryshme në Prishtinë, nisin hetimet! Çfarë dyshohet

Krimi në familje, dhëndri vret dy vëllezërit/ Prokuroria: Autori i dyshuar me të shkuar kriminale..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

Kryebashkiaku Veliaj uron Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe shpresa lind edhe në momentet më të vështira

December 25, 2025
Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

Ish-bashkëshorti i vrau të fejuarin dhe motrën, këngëtarja shqiptare futet në Big Brother

December 25, 2025
EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një marketi. Dyshohet se autori..

December 25, 2025
A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

December 25, 2025
Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

December 25, 2025
Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

December 25, 2025
Përmbytjeve shkatërruese në Los Angeles, shpallet gjendja e emergjencës

Përmbytjeve shkatërruese në Los Angeles, shpallet gjendja e emergjencës

December 25, 2025
Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

December 25, 2025
Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

December 25, 2025
“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com