Po ashtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohen edhe 15 pallate.
Kryeministri Rama, gjatë inspektimit të punimeve tha se 128 shtëpitë do të përfundojnë brenda muajit maj, ndërsa 15 pallatet do të jenë gati për në vjeshtë.
“Punë e bukur shumë. Duhet bërë një strukturë me Bashkinë e Krujës, me sektorin e strehimit, duhet njëherë një strukturë menaxhimi, administrimi, të gjitha lagjet. Duhet vendosur një administrator për të gjithë pjesët që kanë të bëjnë me detyrimet e përbashkëta. Këtu është gjithë parqe, ka një zonë sportive më duket. Në maj përfundojnë 128 banesat. Në shtator përfundojnë pallatet”, tha Rama.