• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inspektim në vijën bregdetare nga Himara në Sarandë, ministri Hoxha: Asnjë tolerim për ndotësit e mjedisit

by A R
11/08/2024 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtues e forca të Policisë Kufitare të Vlorës dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit inspektuan vijën bregdetare nga Himara deri në Sarandë, për të parë nga afër zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

“Siguria detare dhe siguria mjedisore mbeten primare në punën e Policisë së Shtetit, krahas sigurisë publike dhe sigurisë rrugore“, nënvizoi ministri Hoxha.

Ai theksoi se nëse një nga këto katër komponentë të shfaqë probleme, dëmtohet gjithë ecuria dhe mbarëvajtja e sezonit.

“Policia Kufitare Vlorë ka 17 njësi me efektivë të trajnuar dhe mjete lundruese, që operojnë gjatë gjithë vijës bregdetare, për parandalimin e ngjarjeve, për parandalimin e ndotjes së mjedisit. Kemi ushtruar kontrolle në vazhdimësi, tek operatorët privatë apo ata që janë të certifikuar dhe ushtrojnë aktivitetin ekonomik në këtë zonë. Ka patur edhe paligjshmëri që janë ndëshkuar. Kontrollet do të vijojnë deri në fund të sezonit turistik“, u shpreh Drejtori i Policisë Kufitare Vlorë, Eduard Sulejmani.

Drejtuesi rajonal i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Astrit Bilibashi tha se koordinohet puna me çdo agjenci dhe Policinë e Shtetit, dhe shkelësit janë proceduar dhe u është hequr licenca.

Ministri i Brendshëm kërkoi nga autoritetet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kushteve të lundrimit, kapaciteteve të lundrimit si dhe vendeve të ankorimit dhe imbarkimit të pushuesve, për të shmangur çdo incident me pasoja.

“Jam këtu për t’ju mbështetur në punën tuaj, për të bërë çmos që kushtet e punës, mjetet, pajisjet t’i keni në dispozicion dhe të ndiheni të motivuar“, u shpreh ministri Hoxha.

Ndër të tjera ministri deklaroi se mbetet detyrë e Policisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të evidentojnë dhe të ndëshkojnë ata që guxojnë të ndotin plazhet tona apo mjediset përreth plazheve.

“Policia i ka të qarta detyrat e saj, po ashtu edhe agjencitë ligjzbatuese dhe do të qëndrojnë fort ndaj çdo paligjshmërie që tenton të cenojë imazhin e vendit dhe turizmin në përgjithësi“, u shpreh Hoxha.

/a.r

Next Post
“Mos më vrit, fëmijët”, burri ekzekuton ish-gruan poshtë banesës, fqinjët nëpër dritare ulërijnë dhe…

“Mos më vrit, fëmijët”, burri ekzekuton ish-gruan poshtë banesës, fqinjët nëpër dritare ulërijnë dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In