• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“InsideHook”: Pushime të përsosura në Rivierën dhe Alpet e Shqipërisë

by Java News
14/09/2023 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një vend i mbushur me qytete piktoreske, plazhe të paeksploruara, kështjella antike, male të mbuluara me borë dhe liqene bruz. Vendi ofron muaj të gjatë me diell, dhe një kuzhinë të ndikuar nga fqinjët e largët e të afërt, duke përfshirë Greqinë, Italinë dhe Turqinë. Me fjalë të tjera, ka më të mirat e Evropës, dhe ofron një turizëm të përballueshëm!, shkruan në një artikull Charukesi Ramadurai të botuar në të përditshmen amerikane “InsideHook”.

Muzetë e artit të klasit botëror ekzistojnë së bashku me monumentet kushtuar kujtimeve të fazës më të keqe të vendit nën sundimin komunist. Shqipëria është një vend që ia vlen të zbulohet. Ja se si të kaloni një javë pushimesh të përsosura duke eksploruar vendin e bukur ballkanik!

Tirana

Tirana është një pikënisje e dukshme për pushimet tuaja në Shqipëri. Kryeqyteti është gjithashtu i vendosur në mënyrë ideale në mes të vendit, duke ofruar qasje të lehtë si në plazhet në jug ashtu edhe në malet në veri.

Shkoni fillimisht drejt Sheshit Skënderbej, zemra e Tiranës, e preferuar nga vendasit dhe turistët.

Vizitoni fillimisht xhaminë Et’hem Bej të shekullit të XVIII me muralet e saj të mrekullueshme, dhe më pas kaloni pak kohë në Muzeun Kombëtar në skajin tjetër të sheshit.

Eksploroni Bunk Art 2, një bunker i epokës komuniste i shndërruar në muze, dhe Katedralen Ortodokse e Ringjalljes së Krishtit.

Ju mund të shijoni një drekë të shpejtë në qendër të qytetit, ndërsa në mbrëmje të provoni restorantet në lagjen e zhurmshme të Bllokut, dikur e rezervuar për rezidencat e zyrtarëve të lartë të partisë.

Një tjetër vend i mrekullueshëm gjatë mbrëmjes është kalaja e Tiranës (e njohur edhe si Kalaja e Justinianit), e kthyer tani në një qendër të gjallë tregtare dhe ushqimore.

Ndalesa e Parë, Berati

Nga Tirana, ecni në jug drejt Beratit, i cili njihet si “qyteti i njëmijë dritareve”.

Kaloni urën e mahnitshme prej guri mbi lumë për të shijuar pamjet magjepsëse të këtyre shtëpive në kodër.

Berati u shtua në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2008, si një shembull i rrallë i një karakteri arkitekturor tipik të periudhës osmane.

Kalaja, kështjella e shekullit të 13-të, është ylli më i ndritshëm midis atraksioneve arkitekturore të Beratit.

Brenda kësaj kështjelle të banuar, do të gjeni shtëpi dhe kisha, së bashku me dyqane suveniresh dhe restorante tradicionale.

Vizitoni Muzeun Onufri, i njohur për koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të ikonave ortodokse shqiptare, të pikturuara nga artisti ikonografik Onufri gjatë shekullit të XVI.

Lagjet e tjera të vjetra të Mangalemit në këmbët e kalasë dhe Goricës përtej lumit gjithashtu ia vlen të eksplorohen, për të parë një mënyrë jetese që po zhduket me shpejtësi.

Shqipëria ka një traditë interesante mbrëmjeje të njohur si “xhiro”, e përkthyer fjalë për fjalë si “shëtitje”, por në të vërtetë nënkupton një ritual të rregullt shoqërimi në mbrëmje.

Kështu, pas një dite të gjatë shëtitjesh, qetësohuni me një gotë raki në një nga restorantet që shtrihen në rrugën pedonale të Bulevardit Republika, ku familjet dhe miqtë mblidhen çdo mbrëmje për të praktikuar xhiron e tyre.

Më pas vizitoni Gjirokastrën

Një tjetër vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i njohur për arkitekturën e tij të shkëlqyer të epokës otomane, ky qytet kodrinor quhet “qyteti i gurtë”.

Bërthama e Gjirokastrës është zona e pazarit me rrugët e tij të ngushta e me kalldrëm.

Kalaja e Gjirokastrës ngrihet në mënyrë dramatike në majë të kodrës, me pamje nga shtëpitë dykatëshe të qytetit, tregu i mbipopulluar dhe kodrinat.

Për një kështjellë të ndërtuar në shekullin e IV, ajo është ruajtur jashtëzakonisht mirë, e kompletuar me një kullë sahati, tunele guri dhe një muze të vogël.

Dhe si një bonus i çuditshëm, është një avion luftarak që u rrëzua gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ulur në lëndinat e hapura.

Nëse e gjithë kjo duket si një mësim historie, atëherë vozisni një orë drejt Syrit të Kaltër, një burim natyror me ujëra të ndezura bruz, i vendosur pikërisht në mes të një pylli.

Buzë plazhit

Shkoni në Sarandë, pjesë e Rivierës Shqiptare, e cila është shumë më e qetë dhe më e bukur se shumë qytete të tjera të njohura evropiane.

Riviera shqiptare ka një vijë bregdetare të thyer që shtrihet për afro 75 milje nga Vlora në Sarandë, e gjithë rruga e mbushur me fshatra të bukur si, Himara, Vunoja, Dhërmiu dhe gjire dhe limane të pafundme me rërë të bardhë, që duket se janë krijuar për Instagram-in.

Gjithashtu, mund të shijoni plazhin e Ksamilit, një plazh i izoluar nga ku pothuajse mund të shtrini dorën dhe të prekni Korfuzin në Greqi.

Dhe pastaj është Zona Arkeologjike e Burtrintit dhe Parku Kombëtar me koleksionin e tij të rrënojave romake dhe greke, duke përfshirë një amfiteatër, dhe rrënoja tempulli.

Magjia e Malit

Vizitoni Alpet Shqiptare në veri, të njohura si “Bjeshkët e Nemuna”,  me ndalesa të shpejta për të eksploruar tregjet, muzetë dhe kështjellat në Krujë dhe Shkodër.

Shkodra është baza ideale për ecje rreth dy parqeve kombëtare spektakolare të rajonit, Valbonës dhe Thethit.

Të dyja fshatrat mbulohen nga lugina të gjelbra, liqene të paeksploruar, male të larta, dhe kisha e ujëvara.

Thethi është më i arritshëm me makinë, dhe e vetmja mënyrë për të hyrë në Valbonën nga Thethi është duke ecur në shtegun 10,5 milje nëpërmjet Qafës së Valbonës./atsh

Next Post
Megaaksioni i antidrogës me 223 të arrestuar brenda natës, Balla: Të vendosur për të ngritur në një tjetër nivel luftën kundër krimit të organizuar

Megaaksioni i antidrogës me 223 të arrestuar brenda natës, Balla: Të vendosur për të ngritur në një tjetër nivel luftën kundër krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In