• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Informuan ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt/ Skenari me 3 oficerët që morën 100 mln lekë për vrasjet mafioze dhe a po bashkëpunon policia e Elbasanit me krimin?

by Java News
08/07/2021 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasani është një ndër qarqet me nivelin më të lartë të kriminalitetit sa i përket vrasjeve mafioze dhe trafikut të drogës dhe duket se kjo nuk ndodh rastësisht. Mpleksja e oficerëve të lartë të policisë me elementë kriminalë duket se ia ka dorëzuar qytetin bandave duke prerë në besë qytetarët, të cilëve tashmë iu duket vetja sikur janë banorë të ndonjë qyteti meksikan ku lufta mes karteleve të drogës bëhet hapur në mes të ditës , ku palë është edhe policia.

Vera e vitit të shkuar ishte një ndër më të “nxehtat” në këtë qytet, ku brenda pak muajsh, për shkak të luftës me grupeve të trafikut të drogës u vranë një numër i madh personash. Prokuroria dhe SHÇBA dyshojnë se të paktën në dy prej vrasjeve të bujshme ishin përfshirë oficerë të lartë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, për të cilët tashmë është faktuar nga prokuroria se dhanë informacione për lëvizjet e objektivave.

Bëhet fjalë pikërisht për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit të shkuar, ku prokuroria gjeti fakte sipas të cilave tre oficerë policie morën pagesa deri 100 milion lekë për të gjurmuar dhe sinjalizuar vrasësit në lidhje me lëvizjet e të rinjve.

Sipas prokurorisë, policët me detyra të larta ndiqnin Ramazanin dhe Runajt, të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me një grup trafikantësh droge dhe të dhënat për lëvizjet e tyre ia jepnin grupit rival. Në gusht të 2020-ës, policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili, si autorë të dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit, si dhe të Regis Runajt. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të të arrestuarve, prokuroria zbuloi pikërisht se ishin të dhënat e marra nga policët për lëvizjet e Ramazanit dhe Runajt që ndihmuan autorët për ekzekutimin e tyre.

ABC raportoinë atë kohë se çështja u mor në dorë ngë SHÇBA dhe tre oficerët e lartë të policisë, tashmë në rolin e informatorëve të trafikantëve, u transferuan në drejtori të tjera të policisë. Gjithçka u zbulua në mars, ndërsa sëfundmi abcneës.al mëson se “shefat” janë treguar zemërgjerë ndaj tre vartësve që morën 100 milion lekë për t’i dorëzuar vrasësve Ramazanin dhe Runajn.

Policia e Elbasanit duhet të vërtetojë tashmë nëse i shërben qytetarëve apo bandave duke i treguar opinionit publik se çfarë ka ndodhur me tre oficerët e policisë që u përfshinë në një skenar mafioz për eliminimin e dy të rinjve. A janë përjashtuar apo ata vijojnë të mbajnë uniformë pavarësisht se prokuroria ka vërtetuar përfshirjën në ngjarje të bujshme kriminale?/ abcnews

g.kosovari

Next Post
“Pronarët e lokaleve në bregdet kapin për hunde shefa komisariatesh”/ Rama për plagosjen tek ‘Orange’: Duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues

"Pronarët e lokaleve në bregdet kapin për hunde shefa komisariatesh"/ Rama për plagosjen tek 'Orange': Duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In