• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Informaliteti, SHBA: Presioni mund të sjellë stepjen e ekonomisë

by Java News
06/10/2015 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë mbështet aksionin kundër informalitetit, por i tërheq vëmendjen qeverisë se masat represive nuk janë rruga e vetme për ta luftuar atë. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i kësaj dhome Mark Cravvford thotë se qeveria duhet të jetë më pak e ashpër ndaj biznesit.

“Kur kapet uji nuk kapet me grusht, po pak më butë me kovë. Nëse qeveria shkon me grusht, nuk kapen ata që duhet të kapen nga pikëpamja e të ardhurave të. Mbase një aksion kundër informalitetit që është më i butë, ose që ka më shumë sens pozitiv do të jetë i mirëprirut, po do të shohim rezultatin”, thotë Cravvford.

Sipas tij, nëse autoritetet do të fokusohen vetëm tek forca kjo mund të sjellë një rezultat të padëshirueshëm .

“Nëse shkojmë dhe bëjmë presionin nga ata që nuk kanë më për të paguar dhe vëmë gjobë tek ata që nuk kanë para për të paguar, nuk është se do të rrisim ekonominë. Ne duhet të shohim se si mund të gjejmë burime të reja për të rritur ekonominë, si mund të marrim investime të reja, si mund të qarkullojmë më shpejt paranë që është në bankë”, vijon Presidenti i DHAT-së për Top Channel.

Aksioni kundër informalitetit në terren është shoqëruar edhe me ashpërsimin e masave ligjore ndëshkuese. Cravvford thotë se disa prej tyre mund të jenë kundëproduktive duke goditur ekonominë.

“Nëse bankat ndjejnë që nëse japin kredi mund të shkojnë në burg, nëse japin kredi në një kompani që kanë dy bilance. Nëse shteti është shumë i ashpër me gjobat, qoftë me bankat, qoftë me bizneset e vogla, mund të jetë një pengesë për investim dhe qarkullimin e parasë”, vijon ai.

Dhoma Amerikane ka qenë një nga organizatat e para të biznesit, që ka listuar evazionin e lartë si një nga problemet më të mëdha në ekonomi. Cravvford thotë se Dhoma vazhdon të jetë një mbështetëse e fuqishme e luftës ndaj informalitetit, por i kërkon qeverisë të bëjë kujdes që të mos godasë ekonominë.

Next Post

Cilat janë 35 kompanitë e mëdha që rrezikojnë ekonominë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In