• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Informaliteti, plaga e fshehur që na vret përditë

by Ben Andoni
03/01/2020 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ekziston një perceptim i përgjithshëm se Shqipëria e ka të madh informalitetin dhe se ne nuk mund të jetojmë dot pa atë. Mbase mund të merret me rezerva. Por, gjithsesi, edhe nëse kjo do të ishte e tepruar, atëherë nuk të lenë indikacionet e organizmave të ndryshme prestigjioze që të mos gabohet. Referuar FMN-së (2018), Shqipëria mbante vendin e parë mes 10 ekonomive të Ballkanit për qarkullimin më të lartë të parasë jashtë sistemit bankar! Banka Botërore, referuar indikatorëve të saj, pohonte në të njëjtin vit se ekonomia informale ishte rritur në mënyrë dramatike dhe se tashmë Shqipëria bashkë më disa vende të Evropës Lindore është fare e hapur përballë fenomenit të plakjes së popullsisë, e cila përkthehet në më pak kontribute për pensionet, si edhe nga informaliteti i lartë i punës që gjithashtu përkeqëson deficitin. Shteti nuk e mohon dot sepse realiteti është më i madh se argumentet.

Duke u vlerësuar të dhënat e ndërmarra nga Banka Botërore dhe kampione që janë mbështetur tek grupimet e varfra- informaliteti mund ta përkeqësojë varfërinë, direkt ose indirekt, përmes rritjes së pabarazisë në qasje në shërbime dhe mundësi, rritje të cenueshmërisë, dhe abuzimi njerëzor, referuar studimeve teorike. Është kaq e dukshme kjo dhe aq e pamundur të ngrihet zëri, me mungesën e instrumenteve shtetërore dhe jo vetëm, saqë shqiptarët janë të ekspozuar ndaj informalitetit duke shtuar varfërinë, kurse arka e shtetit është gjithnjë e më bosh prej evazionit.

Dhe, nuk mbaron këtu: Pak vite më parë (2015) një raport i publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Punës, e renditi Shqipërinë si vendin që ka normën më të lartë të punësimit informal në Evropë, në 61% të totalit të punësimit. Ndër to gra në punë informale janë 63.5 %, prej të cilave 36.4 % konsiderohet ato shtëpiake, cituar nga Monitor.

Por pse ndodh kjo dhe pse mekanizmi kapitalist nuk punon realisht në vend. Në vendet më të varfra të Evropës Juglindore, informaliteti si një mekanizëm përballimi është i përhapur dhe varet te një numër faktorësh dhe shfaqet në mënyrë cinike dhe drejtpërdrejtë. E gjitha kjo, së pari vjen nga mungesa e aftësisë fiskale të qeverive, që ka shumë pasoja dhe ne e shikojmë këtë nga ndërrimet e shumta të krerëve përgjegjës por edhe nga referencat e korrupsionit. Nga ana tjetër, përfitimet sociale dhe pensionet janë shumë të ulëta për të mbijetuar në vend, dhe në disa raste ato janë më të ulëta edhe se kufiri i varfërisë!!! E mendon dot: Shqiptari i thjeshtë është gati të bëjë realisht gjithçka që të shpëtojë për të mbijetuar. Këtyre u shtohet edhe fakti se shëndeti dhe arsimi janë të pamjaftueshëm, kurse personeli që punon në sektorët social është vazhdimisht i kërcënuar nga rokadat partiake dhe kjo bën që këto elementë të stimulojnë pagesa informale. Ku individi nuk hap gojë sepse duhet të mbijetojë.

Ekonomistët mund t’i shtojnë edhe faktin se sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri kap vlerën e 2.6 miliardë eurove, që referuar një analize të Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se kjo vlerë është sa 17 % e prodhimit të brendshëm kombëtar.

“Një ekonomi me informalitet të lartë, ku sipas disa vlerësimeve është në nivelin 40% të GDP, mbështet preferencën e popullsisë për të mbajtur Cash, para jashtë sistemit bankar”, shprehet studimi i pak kohëve më parë, që është cituar nga Monitor.

Të gjithë këto elementë e bëjnë sfidën më të madhe të vendit dhe filozofinë qeverisëse t’i shpallë luftë realisht informalitetit, që i ka bërë dhe do t’i vazhdojë t’i bëjë dëm vendit njësoj sa tërmeti, e mbase dhe më shumë dhe po kaq sa edhe krimi i organizuar e me radhë, plagë të ngulura thellë në trupin e drobitur të vendit. (Javanews)

Next Post
Ibrahimovic prezantohet te Milani dhe tregon fanellën, tifozët në ekstazë (Video)

Ibrahimovic prezantohet te Milani dhe tregon fanellën, tifozët në ekstazë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

February 6, 2026
Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In