Paisjen me kasë fiskale e ka kundërshtuar shoqata e Avokatëve Penalistë, ky kryetari i kësaj shoqate Sajmir Vishaj, me anë të një letre dërguar Ministrit të Financave Shkëlqim Cani kërkon përjashtimin e avokatëve nga kasa fiskale.
Sipas letrës, thuhet se Avokatia është një nga shumë profesionet e lira dhe ofron shërbime konsulencë në zyrë dhe nuk mund të lëshohet kupon tatimore për këshillaligjore, raporton Shqiptarja.com.
Avokatët kërkojnë që të rishikohet vendimi i qeverisë, duke iu referuar legjislacionit tatimor të vetëdeklarimit, pasi kasa fiskale nuk është e përshtatshme për shërbimet e avokatisë. Ata kërkojnë që të përjashtohen nga kasa fiskale siç është bërë në rastet e mjekëve të cilët janë përjashtuar.
Nisur nga kjo situatë, avokatët penalistë propozojnë që ministri Cani të bëjë ndryshimet e nevojmë pasi, avokatia është një profesion i lirë dhe nuk mund të pritet për çdo këshillë një kupon tatimore. Vishaj, shton se në rast se nuk do të bëhen këto ndryshime, atëherë mes ministrisë së Financave dhe Shoqatës së Avokatëve Penalistë, do lindë një konflikt gjyqësor, ku avokatët do kërkojnë shfuqizimin e disa neneve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.









