• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Informaliteti/ 50% e punonjësve në biznesin e turizmit punojnë në të zezë

by Java News
05/07/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatimet do të nisin një fushatë të përqëndruar kontrolli në bizneset e lidhura me turizmin. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Xhavit Curri tha se vendimi vjen pas një analize të hollësishme risku mbi bizneset e këtij sektori.“Përfundimi është se risku në sektorin e turizmit është i lartë. Në përqindje, ne themi se 50 për qind e tatimpaguesve janë me risk të lartë. Kjo tregon se tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë në zonat turistike, në sezonin turistik kanë informalitet të lartë”, tha Curri.

Në fokusin e kontrolleve do të jenë kryesisht hotelet, restorantet, por edhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin.

“Kemi seleksionuar kategorinë e tatimpaguesve që do të kontrollohen në vend, në ambientet e tyre. Kemi seleksionuar kategorinë e tatimpaguesve, të cilëve do t’u bëhen vizita fiskale. E nga ana tjetër kemi seleksionuar gjithashtu kategorinë e tatimpaguesve, të cilëve do t’u kryhet kontroll dokumentar nga zyra. Në fund janë edhe të gjithë bizneset, të cilat do të verifikohen në terren nga strukturat e hetimit tatimor për lëshim kuponi tatimor, për deklarim të numrit të punonjësve”, tha më tej Curri.

Për bizneset që do të kontrollohen nga zyra, në rastet kur konstatohet se kanë fshehur taksat, Tatimet do t’u ofrojnë mundësinë që të rrisin deklarimet.

“Tatimpaguesit që e pranojnë këtë ofertë sigurisht do të paguajnë detyrimin që pranojnë të paguajnë, dhe nuk do të jenë subjekt i masave ndëshkuese nga administrata tatimore, e madje as kontrolleve”, u shpreh Xhavit Curri.

Për bizneset e tjera që kapen në shkelje të ligjit, do të zbatohen masat ndëshkuese, jo vetëm administrative, por edhe kallëzim për evazion fiskal.

ma.me

Next Post
“Do të ndjek këmba-këmbës”, deputeti i PD: Për punësimet që premton Rama…

"Do të ndjek këmba-këmbës", deputeti i PD: Për punësimet që premton Rama...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

December 29, 2025
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

December 29, 2025
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

December 29, 2025
Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

December 29, 2025
Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’!  I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com