Punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror nuk do të mund të mbajnë teleconat e tyre ceular gjatë orarit të punës.
Vendimi është marrë nga drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika pas arrestimit një oficeri i cili kishte shitur informacione tek disa persona që kryen një atentat në Fier disa ditë më parë.
Sipas urdhërit, rreth 700 punonjës të inteligjencës, ndalohen të mbajnë telefon celular në ambjentet e punës.
Ky vendim i kreut të SHISH vjen disa ditë pasi u arrestua efektivi Florian Bushi, i cili nëpërmjet aplikacionit Viber, u kishte dërguar autorëve të vrasjes së shtetasit Denis Kasaj në Fier informacione për vendndodhjen dhe mjetin me të cilin lëvizte viktima.
Ndërkohë, ka dyshime se të tjerë efektivë kanë shpërndarë informacione sekrete tek grupet kriminale, me qëllim përfitimin.









