• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Inflacioni u rrit me 1.2 % në tremujorin e dytë, ja sektorët që ndikuan

by A R
10/08/2016 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni u rrit në mënyrë progresive në tremujorin e dytë, duke shënuar 1.2% në qershor. Shifra më e fundit e inflacionit për muajin korrik ishte 1.9%. Rritja e tij, sipas Bankës së Shqipërisë, reflektoi rritjen e çmimeve të ushqimeve, qirasë dhe rritjet mujore të cmimit të naftës. Niveli i inflacionit këtë vit do të luhatet rreth vlerës 1.9%.

Iinformacioni i ri dhe përditësimi i analizës nuk ka sjellë ndryshime të qënësishme në parashikimet tona afatmeseme, thuhet ne deklaratën e politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit.

Banka e Shqpërisë pret një rritje më të lartë të ekonomisë në vitin 2016 në krahasim me vitin e kaluar. Ky trend pritet të forcohet gjatë viteve në vijim, duke krijuar kushtet për rritjen progresive të inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv brenda vitit 2018.

Këshilli i Mbikëqyrjes gjykon se intensiteti aktual i stimulit monetar është i duhur për të arritur objektivin e inflacionit në përiudhën afatmesme. Prandaj Këshilli i Mikëqyrjes në mbledhjen e rradhës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit, duke  mbajtur atë në nivelin 1.25%. Gjithashtu do të mbahen të pandryshuara edhe norma e interesit për depozitën një ditore në 0.25% dhe atë për kredinë njëditore në 2,25%.

Rritja ekonomikë ne tremujorin e parë të vitit rezultoi në krahun e sipërm të parashikimeve te BSH-se. Konsumi dhe investimet private ishin burimi kryesor i rritjes, ndërsa konsolidimi i fortë fiskal u shoqëria me rënie të shpenzimeve buxhetore. Rritja e të ardhurave nga turizmi ka shtyrë në zonë pozitive kontributin e kërkesës së huaj  neto në tremujorin e parë.

Ambjenti ekonomik karakterizohet nga likujditet i bollshëm dhe nga norma të ulta interesi për të gjitha segmentet e tregut në monedhën vendase. Rënia e interesit për kredinë në lekë ka nxitur kërkesën për kredi dhe investime private.

Megjithastë rritja e kredisë mbetet e ngadaltë dhe kushtet e kreditimit mbeten ende të shtrënguara për biznesët. Krahas kesaj pengesa strukturore në tregun financiar, kundërshtia e bankave për të marrë rrezik, niveli i lartë i kredive me probleme dhe kërkesa ende e brishtë janë ndër faktorët ciklikë që vështirësojnë transmetimin e stimulitmonetar në ekonomi. Zbatimi i planit të masave për kredinëme probleme do të ndihmojë në uljen e rrezikut të përceptuar dhe forcimin e ritjes së kredisë raporton Monitor.

Banka e Shqipërisë gjykon se trajektorja pozitive e zhvillimeve ekonomike e financiare do të ruhet edhe në të ardhmen. Por pasiguritë e mjedisit të jashtëm janë shtuar dhe balanca e rreziqeve vijon të mbetet e lartë./a.m.

Next Post

Pse sporti shqiptar është dhe do mbetet i dështuar?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In