Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin janar arriti në 2.3%, nga 1.9% një vit më parë. Krahasuar me dhjetorin, çmimet e konsumit u rritën me 0.4%, kryesisht për shkak të kostove më të larta në disa shërbime dhe produkte bazë.
Shpenzimet për banesën, energjinë dhe ujin mbeten faktorët kryesorë që ndikojnë në inflacion, të ndjekura nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, që përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit familjar. Rritje të ndjeshme janë regjistruar edhe në sigurime, shërbime financiare, si dhe në sektorin e argëtimit, sportit dhe kulturës, duke treguar presione të shtuar të çmimeve në shërbime.
Nga ana tjetër, disa kategori si veshje dhe këpucë shënuan ulje të lehta mujore të çmimeve. Në tërësi, inflacioni mbetet i qëndrueshëm, por ende i ndikuar nga kostot bazë të jetesës në ekonomi.











