• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inflacioni i titujve

by Java News
04/04/2022 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Ndrejaj

Inflacioni është një koncept që përdoret në fushën e financave dhe i referohet rritjes së masës monetare në qarkullim, në raport me mallrat dhe shërbimet. Për rrjedhojë ky fenomen çon në rritjen e çmimeve dhe zhvlerësimin e parasë. E thënë me fjalë të tjera me të njëjtën sasi   parash,  në kushtet e inflacionit mund të përfitosh më pak mallra e shërbime. Por në mënyrë figurative ky koncept përdoret herë herë  edhe në jetën e përditshme, për të  shprehur zhvlerësimin e një dukurie, një procesi apo një kategorie të caktuar sociale. Përgjithësisht përdorimi me tepri ose vend e pa vend apo për të stimuluar vlerat e diçkaje padrejtësisht, çon në të kundërtën e saj,  në “inflacion”. Kjo dukuri është mjaft e përhapur por unë do të ndalem vetëm në tre prej atyre kategorive që mendoj se kanë pësuar inflacion, atë të intelektualit, profesorit dhe akademikut.

Në fakt përdorimi i këtyre titujve përveç, shkakut të mësipërm vjen edhe nga fakti se si koncepte nuk janë shumë të konsoliduara dhe kanë një kuptim të “rrëshqitshëm” (slippery)…. Problemi vjen edhe nga fakti se në vende të ndryshme të botës, këta tituj kanë kuptime disi të ndryshme.

Intelektual

Në mjedisin tonë të përditshëm  ky titull u adresohet përgjithësisht individëve që kanë mbaruar arsimin e lartë. Madje kohë më parë  në vitet shtatëdhjetë, ka pasur përpjekje që në këtë koncept të përfshiheshin edhe nivele të tilla profesionistësh me arsim të mesëm si teknikët, infermierët etj. duke e argumentuar këtë, me përparimin e teknikës dhe të teknologjisë, të ashtuquajturin revolucion tekniko shkencor etj. Siç e përmenda edhe fjalorët e ndryshëm nuk është se japin një përkufizim shterues të këtij koncepti duke krijuar kështu një pështjellim të padobishëm në mjedisin tonë shoqëror. Kështu fjalori i gjuhës shqipe e përkufizon intelektualin si një njeri që merret me punë mendore dhe ka një përgatitje të veçantë në fushën e shkencës e të teknikës. Të tjerë fjalorë e shpjegojnë këtë koncept të lidhur me veprimtarinë e individit që udhëhiqet nga intelekti dhe jo përvoja.

Në vlerësimin tim, intelektual është një individ që ka njohuri të thella në fusha të caktuara, mbi bazën e të cilave zhvillon, krijon dhe i përcjell ato te publiku apo në kategori të caktuara grupesh interesi, duke i shërbyer progresit shoqëror.

Nga sa kam lexuar, përkufizimin dhe përmbajtjen e këtij koncepti e ka dhënë në mënyrë shteruese Zhan Pol Sartri në veprën e tij  “Situatat”.  Në këtë vepër ai bën dallimin edhe midis “teknikut të dijes” dhe “intelektualit”. Të parët janë profesionistë të fushave të caktuara,  ndërsa të dytët ai i quan “teknikë plus”.  Çdo intelektual është domosdoshmërisht edhe teknik i dijes praktike thotë filozofi francez, por jo edhe çdo teknik i dijes praktike është domosdoshmërisht edhe intelektual. “Tekniku i dijes praktike; një mësues, një mjek, një avokat, një ekonomist, një filozof, kalon në një intelektual jo vetëm përmes angazhimit për universalen por edhe përmes lirisë, të vërtetës, pozicionimit dhe publikes”.

Referuar sa më sipër dhe duke e thjeshtuar problemin, nuk mund të konsiderohet intelektual një ekonomist që referuar standardeve kontabile, mban kontabilitetin e një subjekti dhe plotëson deklaratat financiare të tij por një i tillë do të ishte intelektual kur mbi bazën e këtyre të dhënave, bën analiza shkencore, thellohet dhe zbulon shkaqet e fenomeneve që përmbajnë të dhënat, propozon ide për të përmirësuar proceset, standardet biznesit dhe të gjitha këto i komunikon me publikun apo grupe interesi. Po kështu nuk mund të themi se është intelektual një mjek që bazuar në protokollet e mjekimit lëshon receta për të sëmurët por mund të quhej i tillë, kur ai zbulon shkaqe të reja të sëmundjeve, si dhe përcakton mënyrat efikase për t’i luftuar ato dhe këto i komunikon dhe i mbron në kategori të caktuar profesionistësh.

Si përfundim të qënit intelektual përveç kryerjes së punëve mendore, kërkon domosdoshmërisht, punën krijuese dhe   lirinë e të vepruarit kundrejt   angazhimit për të vërtetën, dhe  pozicionimit të tij publik.

Profesor

 Sa e sa herë e dëgjoj këtë fjalë që u adresohet njerëzve të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë titull. Jo rrallë herë kjo fjalë është adresuar edhe ndaj shkruesit të këtyre radhëve dhe më ka bërë të ndjehem jo mirë, duke e ditur se në të vërtetë nuk e gëzoj këtë titull, si do që kam qenë lektor i një lënde në  universitet për pesë vjet. Dhe në këtë rast kam mbajtur një qëndrim, midis joshjes dhe refuzimit por asnjëherë nuk e kam refuzuar duke e ditur kuptimin e tij në zhargonin e përditshëm, i cili fatkeqësisht  tenton të dominojë kuptimin e vërtetë të këtij titulli, gjë e cila i shkakton atij një inflacion të dyfishtë.

Sikur të mos mjaftonte numri i lartë i këtyre individëve që mbajnë këtë titull në mënyrë zyrtare, i cili nga ana e tij në vetvete  shkakton një inflacion, me këtë fjalë disa njerëz u drejtohen edhe individëve që nuk kanë asnjë lidhje me të qënit profesor, deri edhe ndaj njerëzve që nuk kanë edhe një minimum edukimi arsimor. Kur lexohen tituj e gazetave në mëngjes, janë të panumërta shkrimet që mbajnë firmën e  profesorëve . Duke më bërë përshtypje numri i lartë i atyre që mbajnë këtë titull, kam bërë disa përpjekje të gjej se sa është numri i tyre në vendin tonë por nuk kam mundur.  Nisiativa e qeverisë për ti verifikuar këta tituj është përshëndetur  edhe nga unë, si shumë të tjerë por nuk e di përse kjo u shua pa nam e nishan. Në një publikim nga Mbretëria e bashkuar kam gjetur se atje, këtë titull e mban   diçka më pak se 10 përqind e stafit mësimdhënës. Në vendin tonë besoj se ky numër duhet jetë shumë herë më i lartë…

Edhe kësaj radhe fjalorët nuk japin një përcaktim shterues të këtij koncepti duke e shtuar edhe më tej kakofoninë për këtë titull dhe duke nxitur përdorimin e tij pa kriter. Kështu në disa vende përfshirë edhe vendin tonë, titulli profesor është një titull që u jepet punonjësve të institucioneve të larta arsimore e kërkimore shkencore,  referuar punimeve origjinale kërkimore shkencore në fusha të ndryshme të paraqitura prej tyre dhe  të provuara përpara një komisioni. Edhe në vende të tjera titulli profesor është një titull shkencor akademik dhe i referohet kryesisht atre që janë të përfshirë në mësimdhënie. Ndërkohë që ka një tjetër titull “Profesor emeritum” që u jepet atyre që për efekt të moshës,kanë ndaluar së dhëni mësim por vazhdojnë angazhimin e tyre kërkimor e shkencor.

Edhe fjalori i gjuhës shqipe, ashtu si edhe fjalorë të tjerë, këtë titull ju a atribuojnë  atyre që japin mësim  jo vetëm në institucionet e arsimit të lartë por edhe në shkollat e mesme apo kolegje, pavarësisht në se individi është apo jo mbajtësi i titullit shkencor të akorduar.

Në vlerësimin tim ky titull nuk mund dhe nuk duhet përdorur për ato individë që nuk janë çertifikuar si të tillë nga një komision shtetëror.

Akademik

Përpara se të zhvillojmë inflacionin e termit akademik po bëjmë një shpjegim se ç’farë është një akademi. Një akademi është një vend i studimit ose trajnimit në një fushë të veçantë por kjo nuk do të thotë që ata që marrin pjesë në një akademi quhen ose fitojnë titullin  akademik. Apo ata që marrin pjesë në një kongres delegatët e një force politike  të quhen kongresmenë (congressman /congresswomen) kjo për shkak të ndryshimit thelbësor të funksioneve të kongresit në vendin tonë, me atë që kongresin e kanë si një institucion me funksione permanente. Por shpesh herë nga mania për të kopjuar në mënyrën më të shëmtuar, lindin edhe deformime të tilla qesharake.

Përpara disa ditësh një miku im ekonomist më ftoj të merrja pjesë në ceremoninë e  marrjes prej tij  të titullit “akademik”, i dhënë nga një akademi shqiptaro amerikane. Për shkak të mungesës kohës nuk mora pjesë në atë ceremoni por kjo më ngacmoj të marr vesh se çfarë është ky titull edhe për faktin se marrja e titullit nga ky person që unë e njihja, më ngjalli jo pak habi. Ai është një njeri dhe shok mjaft i mirë por në jetën e vet nuk është shquar për asnjë veprimtari shkencore apo kërkimore. Nga ana tjetër emri i akademisë, si Akademia shqiptaro amerikane e shkencave, ishte mjaft intrigues dhe më bëri të vihem në kërkim të veprimtarisë së saj.

Të dhënat e kërkimit tim më sollën disa informacione interesante.  Kjo akademi është një organizatë jo qeveritare që ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis anëtarëve, të kërkimit shkencor dhe është e regjistruar në zyrat e qeverisë amerikane. Për nga statusi i regjistrimit nuk më duket se ka ndryshim me dyqanin e lagjes time që është regjistruar si biznes i vogël…. Por ajo që është thelbësore dhe tregon përmbajtjen e kësaj shoqate është anëtarësimi. Pa  dashur të fyej dikë, midis anëtarëve gjej emra të cilat i njoh por që nuk kanë kurrfarë lidhje me kërkimin shkencor. I vetmi kriter për t’u anëtarësuar dhe për të fituar këtë titull është plotësimi i një formulari anëtarësimi dhe  pagesa vjetore e anëtarësimit prej 250 dollarë në vit…. Të gjithë ata që plotësojnë këtë kusht fitojnë titullin “akademik” (!?)

Kështu nuk ka pse të mos quhen akademikë edhe ata që do të marrin pjesë në “akademinë e barinjve”, të anoncuar pak kohë më parë  nga Ministrja e Bujqësisë.

Ndërkohë titulli akademik i njohur sipas ligjit shqiptar për akademinë e shkencave por edhe koncepti i pranuar ndërkombëtarisht, është një anëtarësim i kufizuar dhe një përzgjedhje nga individët që mbajnë titull “Profesor”   si  “… dijetarë, krijues e kërkues të shquar në fushën e shkencës dhe të kulturës, të cilët përmbushin standarde të larta në lidhje me personalitetin, punën dhe reputacionin në shkencë e kulturë ”

Por a duhet ndalur ky inflacion dhe si ? Sigurisht që po. Dhe e vetmja mënyrë është ndërhyrja e shtetit dhe e institucioneve shkencore  me përcaktime të sakta të statusit dhe me përkufizime të qarta të koncepteve si më sipër.

Next Post
Zbardhet takimi i Yuri Kim me kryetaren e Kuvendit, Nikolla: U diskutua për thellimin e reformave dhe…

Zbardhet takimi i Yuri Kim me kryetaren e Kuvendit, Nikolla: U diskutua për thellimin e reformave dhe...

Comments 1

  1. Av.Dylejman Karaj says:
    4 years ago

    Përgëzime për opinionin në lidhje me titujt dhe gradat shkencore që jepen vend e pa vend dhe paturpësisht nga institucionet tona ,ku mjafton të paguash dhe bëhesh ” qytetar nderi” ” doktor/ profesor” ” akademik” etj,etj ….pa kurrëfarë dijesh e kontributesh në shoqëri dhe në jetë….mund të jeshë dhe me shkollë tetë vjecare, mund të jeshë dhe hajdut,kriminel,i pa moralshëm, servil, patronazhistë i një partie….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

February 20, 2026
Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In