• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Inflacioni i fjalës së lirë

by Java News
03/07/2018 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi
Jemi mësuar tashmë me fjalën inflacion. Zakonisht përdoret në ekonomi. Por si në çdo gjë, ku ky vend është kthyer në vend çudirash, fjala inflacion përdoret sot për shumë raste.
Inflacion sot kemi tek fjala e lirë. Sistemi që jetojmë e ku fatkeqësisht nuk ka përcaktim të saktë, është kthyer thjesht në anarshi, ose tranzicion të tejzgjatur. Kjo ka sjellë si pasojë dhe inflacione të ndryshme, dhe jo vetëm tek fjala. Kjo, falë politikës së ndjekur gjatë 27 viteve.

Sistemi diktatorial e kishte vrarë me ligj qoftë protestën, demonstratën, revolucionin, por dhe vetë fjalën. Ndryshe nga ai sistem, sot, fjala e të gjitha, janë të lejuara në bazë dhe të Kushtetutës. Pra, liria e fjalës u fitua. Njerëzit janë të lirshëm të shprehin mendimet e tyre. Por, mu në këtë liri u krijua dhe inflacioni. Me të drejtë, gjithkush mundet të pyesi se ç’është ky inflacion i fjalës. Kur sot, gjithkush flet lirshëm dhe pa frik. Pikërisht këtu qëndron e keqja. Pikërisht këtu krijohet dhe inflacioni i fjalës së lirë.

Qysh në përmbysjen e sistemit, klasa politike e përdori fjalën e lirë kudo. Madje dhe pa kufizime fare. Politikanët flisnin çdo gjë. Ata nëpërmjet fjalës së lirë e ushqyen popullin me turli lloj fjalori. Që nga sharjet më banale, e deri tek hajnit, apo korrupsioni, siç e quajnë sot. Kjo metodë e përdorur dha të kuptoj se fjala nuk ka forcën e saj. Kjo lloj kulture u shtri dhe në popull. I cili për hir të së vërtetës, e mori si fillim seriozisht, por më pas, vlera e saj ra pa fund. Ajo tashmë ka një inflacion të thellë.

Po përse ndodhi vallë ky inflacion? Arsyeja është e thjeshtë: Fjalës i humbi forca. I humbi pasi, ata që duhet ta dëgjonin, nuk e dëgjuan. Jo të pakta janë rastet kur, flitet, shkruhet, analizohet, thuhet politikisht, dhe ata që duhet ta dëgjojnë, nuk duan ta dëgjojnë.
Pjesa elitare e këtij vendi, ata që nuk flasin me fjalë partie, ata që analizojnë dhe e shohin fenomenin apo rastin, ashtu siç është, ata që ju japin kritikën dashamirëse, ata që nuk flasin për servilizëm apo, për rrëmbimin e një posti, mbeten pjesa më e pa dëgjueshme. Kryesisht klasa politike as nuk dëshiron ti dëgjoj. E thënë më thjesht: Flasin, por askush si dëgjon.

Sa zëra ka pasur kundra mënyrës se si u bë reforma në drejtësi? Jo pak. Por askush nuk u dëgjua. Përfundimi: Dështim i plotë i saj. A kishte zëra kundra Kushtetutës? Po, kishte. A u dëgjuan këto zëra ? Jo. Kjo dhe për faktin e thjeshtë. Fjala humbi vlerën. Në themelin e shtetit nuk u pasqyrua asnjë zë kundra. Votimi në Kuvend me 140 vota pro tregoi haptazi se, jo vetëm që zëri kundra nuk u dëgjua, por as nuk u pasqyrua në këtë votim.
Zakonisht diktaturat, fillimisht mundohen të shpërbëjnë fjalën, ti heqin asaj vlerën dhe kështu nëpërmjet kësaj rruge, ata godasin dhe kundërshtarët. Në sistemin e kaluar, fjala nuk ishte e lirë. Si pasojë, zëri kundra dënohej, me burg apo internim. Sot, koha ndryshoi. Ndryshoi dhe forma e diktaturës. Sot, fjala është e ” lirë”, por në vend të burgut, zëri kundra lihet në heshtje. Bëhet sikur nuk dëgjohet. Kjo ka sjell, tkurrjen e fjalës. Por kjo ndodh dhe brenda partive politike. Në je zë kundra, në jep mendimin tënd, sado i drejtë e i dobishëm të jetë ai për vetë partinë, nëse është i ndryshëm nga ai i Kryetarit, ti nuk mund të jesh më pjesë  e strukturës drejtuese të saj. Raste të tilla janë me dhjetëra e qindra. Aq sa dhe heshtja e çdokujt për këto raste, është po kaq e madhe.

Por e keqja vazhdon. Duke pasur inflacion fjale, sot ky inflacion është transferuar dhe në protesta. Njerëzit u mësuan me gjënë më të keqe. Me atë se në protestë dilet vetëm me urdhër partie. Rasti i fundit: Aktorët u ngritën e protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ata folën e folën. Kërkuan dhe mbështetjen e qytetarisë, ku shihet qartazi se pjesëmarrja e tyre lë shumë për të dëshiruar. Por dhe përçarja e tyre gjithashtu.
Ajo që bie në sy është fakti se protesta e aktorëve është vetëm për teatrin, apo për kulturën, monumentet e saj ? Të shtunën u bë një protestë për përmbytjen e Biblotekës Kombëtare. Të përbashkët kanë Kombëtaren, por dhe vetë kulturën. Në atë bibliotekë janë përmbytur me mijra libra, pothuaj 12 mijë. Aktorët, jo larg Teatrit, nuk ishin pjesmarrës në këtë protestë, qoftë dhe si qytetar. Opozita pa dyshim që jo. Atëherë ku po vemi ? Kur ne vetë e ” vrasim” e shpërfillim fjalën e lirë. Kur vetë ne, nuk bashkohemi, kundra fatkeqësive të një pas njëshme të këtij vëndi, nga kush presim të na dëgjoj? Apo do vazhdojmë vetëm të protestojmë kur preket interesi personal ?

Ndoshta mungesa e një elite të organizuar, ka bërë që dhe vetë fjala të shpërfillet. Sistemi i sotëm ka dështuar pa dyshim. Po nga kush duhet ta kërkojm ringritjen? Nëse nuk e nisim nga vetja. Nëse mbetemi thjesht në konstatime apo në deklarime, atëherë duhet të pranojmë nënshtrimin, duhet të pranojmë çdo padrejtësi. Apo ti themi vetes se kjo është diktaturë e moderuar dhe kaq.

Për të thënë e vepruar, nuk është e thënë që të hysh në inflacionin e partive. Pra në krijimin e një partie të re, e para është fjala. Pra, bashkimi me njerëzit e mençur. Ata që e reshtojnë veten tek intelektualët. Duhet medoemos të krijojmë elitën. Por jo elitë politike, siç fatkeqësisht e kemi. Por një elitë kombëtare e nacionaliste, një elitë që parësore ka vendin, një elitë që mos presi se çdo thonë ambasadorët. Por duhet ajo të jetë e para. Të jetë ajo pjesë e fjalës reale. Jo e fjalës partiake e cila ka krijuar këtë inflacion gjithpërfshirës…….

Next Post
Enver Hoxha e shtriu Shqipërinë 15 milje në det, tërheqja në 12 milje pas ultimatumit të SHBA

"Pasuritë kolosale në detin 'Jon', Shqipëria më e favorizuar nga marrëveshja e re"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In