• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Inferioriteti ndaj Kosovës, po shndërrohet në ofendim

by A R
20/08/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pas filmit “Shok”, që iu afrua Oskar-it si pakkush në histori nga filmat shqiptarë, e pas disa filmave të tjerë kosovarë të mbathur me çmime ndërkombëtare, duket se ka një zili të fshehur të Shqipërisë kulturore ndaj saj. Kjo s’vjen vetëm nga fondet që habitshmërisht shteti kosovar i gjeneron shumë më shumë se Shqipëria për kulturën dhe sportin, por edhe nga fleksibiliteti më bashkëkohor i Kosovës. Artistët e arteve pamore kosovare janë shumë më të suksesshëm në ekspozita ndërkombëtare dhe kështu mbeten edhe ata të aktrimit, rrymat alternative muzikore kosovare janë shumë më të përditësuara me muzikën bashkëkohore apo artistët e fushave të tjera, që janë të shpërndarë ngado në botë. Këtë sukses zyrtarët e Shqipërisë dhe shumë kolegë artistë e shprehin me kinse indiferencën, por edhe anatemat e ndryshme duke u përfolur gjuhën, varësinë e tyre të diktuar nga rrethana historike dhe ‘profesionalitetin’. Kulmi ka arritur në sport. Kosova e vogël, gati 10 vjet shtet synoi 2 medalje ari dhe arriti një në Rio 2016, ndërsa ka shpallur hapur interesat e saj për të marrë sërish medalje në Tokio 2020. Dhe, jo vetëm u përfaqësua me më shumë sportistë sesa Shqipëria, por e ka lënë dhjetëra vende poshtë për rezultatet përfundimtare të Rios. Kurse futbollistët e Kosovës ose me origjinë të saj, duan apo s’duan ata që janë të lindur në Shqipëri apo gjetkë, janë shumë më të aftë se futbollistët tanë. Jo thjesht prej konjukturës historike, ku shumë prej tyre janë stërvitur jashtë por edhe se futbolli në Kosovë trashëgon tradita të mira të ish-vendeve të Federatës, që kanë pasur një afeksion më të madh për sportet, kjo për shkak të një sërë kushtesh antropologjikë, shëndetësorë por edhe botkuptimorë. Dhe, mbi të gjitha, kosovarët janë shumë më të lidhur me Kosovën sesa me Shqipërinë. Fabula patetike e një kombëtare që kemi ngritur me pahir, kishte peshë vetëm kur Kosova ishte e izoluar dhe Shqipëria shihej si vendi ëndërrimtar amë. Kjo e shpjegon faktin e kuptueshëm dhe reagimet që shumë nga futbollistët kosovarë sikur të mos kishin detyrime ndaj vendeve që përfaqësojnë do t’i bashkoheshin masivisht Kosovës. Mu këtë fakt, shfrytëzoi Bunjaki, trajneri i përfaqësueses Kosovare që në thirrjen e tij nuk zgjodhi për apel poetët kombëtarë Fishtën, Poradecin, Asdrenin, Naimin, Kadarenë apo Agollin, por Podrimen që ka përcaktim të qartë për Kosovën.

Nga Shqipëria ka mbetur që të ruajë një paternalitet fals, edhe kur nuk ia kërkojnë, që të krenohemi se jemi shtet prej më shumë se 100-vitesh, se kemi një gjuhë standarte për të cilën është bërë një kongres dhe konferenca pafund dhe e respektojmë shumë më tepër se kosovarët, se kemi institucione dhe vetëdije më të lartë shtetërore. Kjo na bën që t’i shikojmë kosovarët gjithnjë si aneks dhe t’i nënvleftësojmë, derisa ata po na lënë pak e nga pak pas, në pozicionin tonë natyral në fund të zhvillimit ballkanik.

Vitet po tregojnë se kosovarët jo vetëm s’kanë më nevojë për Shqipërinë, por thjesht po e asistojnë atë, ndërsa e kanë shfrytëzuar prej pamundësisë së tyre , e që shumë shpejt do të lehtësohen edhe më tej me liberalizimin e vizave. Ka kohë që marrëdhënia jonë fut ujë: Në tregti gjen plot argumente dhe paçka fjalëve të bukura të dy vendet nuk është se kanë partner të parë njëri-tjetrin, librat kosovarë as nuk prekin në Shqipëri, ashtu si në fusha të tjera ku bashkëpunimi mungon krejtësisht, ndryshe nga çfarë thuhet.

Në të gjithë këtë qerthull, ka mbetur vetëm retorika patriotike dhe nga ana e Shqipërisë kompleksi që shteti i vogël dhjetëvjeçar, megjithë problemet e shumta të politikës së vet të hallakatur, po na lë pas. Të paktën në kulturë dhe sport. Këtë nuk është e vështirë ta shohësh, pasi e kupton nga anatemat tona në rrjetet sociale dhe mënyrën sesi akuzojmë të drejtën e njerëzve që të përfaqësojnë vendin e tyre. E ky mllef, po na bën që të mbytemi në zilinë tonë që nuk kemi kampionë të vërtetë si kosovarët, që luajnë në kategori shumë më sipër sesa lojtarët tanë; që bëjnë muzikën alternative më të mirë se tonën; që kanë filma më të sukesshëm; dhe që investojnë më shumë për kulturën dhe sportin për rininë. Kështu, ndaj na ka mbetur thjesht që t’i ofendojmë, sepse kaq dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata. /Javanews

Next Post
“Allahu Akbar, do u vras të gjithëve”, gjykata shtron në psikiatri kosovarin

DETAJET/ Kosovari nxori nga xhami i makinës shoferin dhe tërhoqi vajzën me forcë...

Comments 1

  1. i disinteresuari says:
    9 years ago

    o zoti Andoni! Po pse kur dikush (ne kete rast Veliaj) i bie gozhdes (nderhyn qe te pushihen nga puna dy gazetare), ju i bini patkoit (merreni me ceshtje per te cilat edhe mund ti publikonit pas nje viti)?? E te tilla raste ka cdo dite me dhjetra!!!
    Po e shikoni apo jo qe media juaj eshte kthyer ne paterice te qeverise?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Të rriten kërkimet për marihuanën në..

December 18, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

“Shfaqja e sotme e deputetëve të opozitës”/ Zotërinj deputetë, jemi gati për të filluar seancën? Fillojmë… një minutë boks (VIDEO)

December 18, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

December 18, 2025
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

December 18, 2025
Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për fluturimet nga Shqipëria në Kanada

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

SPAK kërkesë Kuvendit për çështjen Balluku: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

December 18, 2025
“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

“Na jepni një vend në tryezë!”/ Rama për “The Observer”: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë

December 18, 2025
Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In