3 persona në Pogradec dhe 1 në Korçë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit. Të gjithë të prekurit janë raste kontakti.
Në Pogradec një prej rasteve të shfaqura sot është punonjës i urbanistikës në Bashkinë e Pogradecit. Numri i të prekurve me Covid në këtë institucion shkon në 3 persona, ndërsa disa punonjës janë karantinuar pasi kanë pasur kontakte me të prekurit.
Edhe rasti i shfaqur në Korçë është kontakt i rasteve të mëparshme.
/e.rr