• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Infektohet me koronavirus marinari amerikan që shërben në Itali

by Java News
07/03/2020 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane njoftoi se një marinar është infektuar nga koronavirusi, duke shënuar rastin e parë që një anëtar i shërbimit amerikan në Evropë preket nga COVID-19. Autoritetet ushtarake amerikane thanë të shtunën se marinari ishte me detyrë në Napoli të Italisë, por nuk dhanë detaje të tjera rreth personit ose ku ai ose ajo mund të jetë infektuar.

Ushtria njoftoi se marinari ndodhet nën trajtim kujdes mjekësor “në përputhje me udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin Sëmundjeve të vendit pritës”.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të shtunën arriti në 17, me 14 raste të regjistruara në shtetin Uashingtonit, dy në Florida dhe një në Kaliforni. Nënpresidenti Mike Pence njoftoi të premten në mbrëmje se 21 persona që ndodhen në bordin e anijes turistike “Grand Princess”, e cila është ankoruar pranë brigjeve të San Françiskos, rezultuan të jenë bartës të virusit. Këtë fundjavë pritet testimi i mijëra pasagjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijes. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA si bartës të virusit ka arritur në 300.

Në Itali, guvernatori i rajonit të Lacios është rasti më i fundit ndër zyrtarët e prekur nga koronavirusi në vend. Të paktën tre prefektë në Bergamo, Bresha dhe Matera, kanë rezultuar si bartës të virusit, së bashku me tre prokurorë nga Milano, sipas njoftimeve në media.

Në një nga masat më të fundi të saj qeveria italiane ka urdhëruar pushim dy javor për gjykatat duke nisur prej ditës së hënë, për t’I dhënë atyre kohë të riorganizojnë më mirë çështjet ndërsa virusi vazhdon të përhapet në të gjithë Italinë. Numri i të prekurve në vend të premten u rrit me 778 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,636. Deri më tani në Itali si pasojë e virusit kanë vdekur 148 persona.

Irani njoftoi se 21 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e rritur numrin e vdekjeve në vend në 145. Ndërkohë numri i të prekurve ka arritur në 5.823 raste.

Në Korenë e Jugut, vendi më i goditur pas Kinës u njoftuan 448 raste të reja të shtunën ndërsa numri i përgjithshëm llogaritet në 7,041. Koreja e Jugut gjithashtu raportoi edhe katër vdekje të tjera, gjë që e ka rritur numrin e vdekjeve në 48.

Malta ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus, një vajzë 12-vjeçare me origjinë italiane që jeton në vendin e ishullit Mesdhe me familjen e saj. Vajza po mbahet e izoluar në një spital publik të vendit, së bashku me motrën dhe prindërit e saj.

Në Egjipt një anije turistike me mbi 150 turistë në bord përfshirë dhe ekuipazhin egjiptian ndodhet në karantinë në qytetin jugor të Luksorit pasi 12 vetë u testuan pozitivisht për koronavirus. Zyrtarët lokalë thanë se mes pasagjerëve ka shtetas amerikanë, francezë dhe indianë. Një zyrtar i shëndetësisë tha se të 12-të personat janë izoluar brenda anijes, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në pritje të rezultateve të testit. Infeksionet e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve në Egjipt në 15.

Next Post
Vuçiç pajtohet me Kurtin? Presidenti serb: Nuk ka vlerë asgjë që arrihet nën presion

Vuçiç pajtohet me Kurtin? Presidenti serb: Nuk ka vlerë asgjë që arrihet nën presion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In