Përkeqësohet gjendja e mjekut nga Shkodra, Eno Kanani, i cili është prekur nga pandemia e koronavirusit. Për të dërguar në Turqi për një mjekim të specializuar, miqtë e tij kanë nisur një fushatë online ku edhe po mbledhin fonde për të.
David Hosaflook që është dhe organizatori i fushatës, shkruan se sipas informacioneve që ai ka marrë dhe falë fondeve të grumbulluara për mjekun është siguruar një charter, me të cilin do të niset sot për në Turqi.
Për mjekun 42-vjeçar, i cili është baba i tre fëmijëve deri më tani janë mbledhur 19 mijë euro nga 20000 që ishte totali.
g.kosovari