Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka rezultuar pozitive ndaj virusit Covid-19.
Lajmin e jep vetë Yuri Kim e cila në Twitter shkruan:
“Miq, doja t’ju njoftoja se jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj”.
Më herët edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.
/a.r











