Infektohen me koronavirus katër pacientë në spitalin psikiatrik në Elbasan.
Si pasojë e Covid-19, njëri prej tyre është dërguar drejt Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq të sëmurët e tjerë janë karantinuar dhe po mbahen nën vëzhgim.
Ndërkohë edhe stafi i është nënshtruar tamponëve dhe është izoluar një pjesë e tyre.
Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e sotme se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
/e.rr