Mësohet se së fundmi kanë rezultuar pozitive me Covid-19 2 infermiere dhe kuzhinierja e qendrës së shëndetit mendor “Mimoza” në Korçë.
Bëhet me dije se një pjesë e stafit të kësaj qendre është karantinuar. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 250 numri i viktimave. Sakaq janë 3845 persona aktivë.
g.kosovari