• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Infektivi do të shembet pas “luftës”, Rama: Bullgaria na ka premtuar disa doza të vaksinës

by A R
25/12/2020 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që këtë të premte të vizitonte mjekët dhe infermierët për t’i uruar ata për Krishtlindje. Pasi u dhuroi atyre një buqetë me lule, kreu i qeverisë premtoi se shumë shpejt, stafet e spitaleve Covid do të vaksinohen. “Çështje javësh besoj”, tha Rama.

“Unë jam shumë, shumë i kujdesshëm në fjalët, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën. Besoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para dhe dozat e para sigurisht që janë për ju dhe do hidhet me short, do e bëjë përpara Najada apo ti Kalo (I drejtohet mjekut Tritan Kalo). Ju do vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh besoj. Pastaj do ta përshkallëzojmë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për sigurimin e vaksinës. Ai tha se janë në kontakte me disa prej kompanive që po e prodhojnë, por edhe me shtetet që tashmë e kanë siguruar vaksinën antiCovid. Kryeministri tha se jemi shumë pranë një marrëveshje me AstraZeneca.

“Është shumë situatë e vështirë për faktin që edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ato që kishin parashikuar sepse baza prodhuese e SHBA-së, Presidenti i SHBA-së ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Pjesa tjetër prodhuese që është jashtë SHBA-së ka më pak doza. Për fillimin është problem. Kam folur me disa kryeministra dhe ata nuk po i thonë publikisht shifrat se janë shumë më pak se ç’kishin premtuar. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet, sepse tani marrëveshjet bëhen shtet me shtet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompanitë, Pfizerin, jemi shumë afër edhe me AstraZeneca. Edhe me Modernën jemi në diskutim, por Moderna ka një sasi shumë të vogël jashtë SHBA-së”.

Kreu i ekzekutivit komentoi edhe lajmin se në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria do të dhurojë disa doza vaksine. Të njëjtën gjë, shteti bullgar e ka premtuar edhe për Shqipërinë tha Rama dhe e falënderoi për gjestin. Por ai tha se qeveria nuk ka dashur të flasë për këtë gjë pasi bëhet fjalë për një  premtim prej 100 doza.

“U fol këtu për Maqedoninë e Veriut dhe ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar se do të japë njësoj si për ne. Ne nuk e kemi deklaruar këtë gjë se e para është një shprehje dashamirësi, por nuk është fakt dhe e dyta nuk kemi dashur të bëjmë fjalë, por jemi shumë afër dhe kemi besim që ekipi i infektivit, spitalet Covid do të jetë shumë shpejt”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se po përgatitet edhe ambienti ku do të kryehet vaksinimi. Për këtë është zgjedhur stadiumi “Air Albania” dhe Rama tha se në fillim të Janarit ky projekt do të jetë gati.

Gjithashtu kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu dhanë lajmin se pas përfundimit të “luftës” me Covid, spitali Infektiv do të shembet dhe do të rindërtohet një i ri.

/a.r

Next Post
Shoqërohet nga policia ish-gjyqtari i Vlorës, Alaudin Malaj

Shoqërohet nga policia ish-gjyqtari i Vlorës, Alaudin Malaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In