• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Infektimi i Piperos pas vaksinimit/ Fico: S’dyshojmë për cilësinë e ‘Pfizer’, ja kur nis prodhimi i anti-trupave

by Java News
27/01/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli mbi vaksinat Pfizer të mbërritura në Shqipëri, pas infektimit të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, 16 ditë pasi e kishte marrë injeksionin.

Duke folur për “News 24” Fico thotë se nuk dyshojmë për cilësinë e vaksinës Pfizer, duke shtuar se pas dozës së parë mbrojtja është pjesore, dhe se doza e dytë garanton rritjen e antitrupat dhe mbrojtje 95 për qind.

“Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë”, tha mes të tjerash Fico.

“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico.

E pyetur nga gazetarja nëse mund të ndodhë që një njeri të infektohet, ndonëse ka nisur procesin e vaksinimit, Fico u shpreh se “Po. Kur një vaksinë vjen, ose studiohet, ka diçka që quhet sensitiviteti i vaksinës. Pra, sa sensitiv është trupi në krijimin e kundërtrupave kur bën dozat e vaksinës. Vaksina Pfizer është në grupin e vaksinave, të cilat përdorin ANN mesagjere dhe ka dy doza me diferencë 7 ditësh. Ajo që është parë nga punimet klinike të tyre është që pas dozës së parë përtej 12 ditëshit nga bërja e vaksinës ka një mbrojtje pjesore në 52% të rasteve. Ndërsa me aplikimin e dozës së dytë, pas një jave, fillon rritja e kundërtrupave deri në 95%.

Ne jemi në një situatë kur njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë, qëndrojnë të përballen me një infeksion nga Covid-19 dhe kjo është arsyeja që ne kemi ngulur këmbë që edhe gjatë procesit të vaksinimit, edhe pas, duhen zbatuar rregullat, maska dhe distanca. Kjo është e vërteta. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë”.

Lidhur me rastin e Piperos, drejtoresha e ISHP deklaroi se një person është i mbrojtur nga koronavirusi, kur i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.

“Po, kur merr të dyja dozat je i mbrojtur. Të mos harrojmë se vaksinat kanë marrë autorizim emergjent, pasi është kryer stadi i tretë i provës klinike. Të gjitha kompanitë kanë për detyrë të mbledhin të gjitha të dhënat. Vaksinimi përfshin një masë shumë të gjerë të popullatës, organizmi i njeriut është si gishtat e dorës, nuk e dimë sa i fuqishëm është efekti i vaksinës te secili. Por, ajo që dimë është pas dozës së parë nga dita e 12 fillon një mbrojtje paraprake, ndërsa pas dozës së dytë, një javë më pas, nis mbrojtja”, deklaroi ajo.

g.kosovari

Next Post
Kosovë/ Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosovë/ Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In