Aktualisht janë 13 të burgosur të cilët rezultojnë të konfirmuar me koronavirus.
Drejtorja e inteligjencës në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u pyet ditën e sotme se ku do të mbahen dhe si do të bëhet trajtimi i tyre.
“Natyrisht po zbatojmë protokollin për çdo rast të dyshuar apo konfirmuar, duke izoluar apo vetëkarantinuar për personat pa simptoma”, tha ajo.
Po ashtu Tomini bëri me dije gjithashtu se asnjë fëmijë i prekur nga koronavirusi, nuk është shtruar në spital.
Aktualisht numri total i të prekurve nga Covid-19 është 678, ndërsa raste aktive janë 257 si dhe 27 viktima.
/a.r