• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Industria ushtarake, Balluku zbulon hapat e ndërmarra: Shqipëria ofruese sigurie në Ballkan

by A R
16/09/2024 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ringjallja e industrisë së mbrojtjes ishte në fokusin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale.

Balluku tha se Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes.

“Aleatët e NATO-s kanë marrë hapa të rëndësishëm për të forcuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e industrive tona të mbrojtjes. Këto buxhete të rritura përfaqësojnë jo vetëm një investim në pajisjet ushtarake, por edhe një angazhim për të siguruar infrastrukturën industriale që i mbështet ato. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, e ka kuptuar kërkesën strategjike për krijimin e një industrie të fortë të mbrojtjes për të zbatuar strategjinë e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s.  Për të thënë të drejtën ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para”, tha Balluku, raporton A2.

Balluku shtoi më tej se Shqipëria nuk do të vijojë të jetë një konsumator në sektorin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë, por një ofrues i saj edhe për Ballkanin, duke rijetëzuar uzinat ushtarake.

“Ky kuadër i ri rregullator promovon zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes dhe përmirëson zbatimin e standardeve për të rritur ndërveprueshmërinë dhe sigurinë, duke hequr gjithashtu pengesat për tregtinë dhe investimet mes aleatëve dhe partnerëve. Në këtë kornizë më të gjerë, vihet re qartazi kalimi i Shqipërisë nga një konsumator i sigurisë në një ofrues sigurie në rajon. Interesat tona strategjike janë në përputhje me ato të demokracive perëndimore, janë në përputhje me kërkesat e NATO-s dhe BE-së. Jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat në rritje të rajonit, që përfshijnë manipulimin e informacionit, përpjekjet destabilizuese dhe aktet armiqësore nga vende të treta në lidhje me interesat politikë sigurisht në radhë të parë, por më pas edhe ato dhe ekonomikë pikërisht në një nga zonat më të nxehta atë të Ballkanit Perëndimor. Siguria industriale është pra, kritike për mbrojtjen tonë kolektive; pa të, ne komprometojmë bazën e aftësive tona ushtarake.”

Zv/kryeministrja nënvizoi se Shqipëria ka mësuar shumë nga sulmi i paprecedent kibernetik iranian, i cili synoi infrastrukturën kritike të informacionit dhe ndërpreu shërbimet publike.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që mësuam është se, pavarësisht nga madhësia e shtetit, është thelbësore të ndërtojmë qëndrueshmëri kibernetike kombëtare dhe të krijojmë bashkëpunim të fortë me aleatët dhe me partnerët tanë. Kjo na çon në çështjen thelbësore të zinxhirit të furnizimit, i cili përbën një nga dobësitë më serioze globalisht. Çrregullimet globale, duke filluar nga pandemia deri te kompleksiteti në rritje i zinxhirëve të furnizimit industrial dhe të mbrojtjes, kanë ekspozuar brishtësinë e këtyre rrjeteve.  Sjellja agresive e aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë pengon aftësitë tona për të mbajtur zinxhirët e furnizimit të qëndrueshëm, të cilët janë thelbësorë për prodhimin e mallrave ushtarakë dhe operacioneve të mbrojtjes. Ndërprerjet dhe rreziqet e zinxhirëve të furnizimit në mbarë botën përkojnë me vendimin e NATO-s për të rritur fondet e mbrojtjes në Samitin e Uashingtonit.”

/a.r

Next Post
Rama mbledh me urgjencë kryebashkiakët socialistë, zbulohen detaje nga axhenda

Rama mbledh me urgjencë kryebashkiakët socialistë, zbulohen detaje nga axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In