• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Industria e peshkimi në rritje, açugia, produkti kryesor i eksporteve shqiptare

by Java News
16/04/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Açugia është produkti kryesor i eksporteve shqiptare të peshkut. Ka nisur mbarë sezoni i gjuetisë së Açuges në Shqipëri. Peshkatarët janë optimistë pasi janë kryer investime të konsiderueshme. Rritja e prodhimit të Acugës ka bërë që e gjithë industria të përdorë prodhimin vendas, duke mbyllur kështu të gjithë ciklin e përpunimit qe nga kapja e peshkut deri në eksport.

Anija Rozafa, admiralja e flotës sonë të peshkimit kushton mbi 4,5 milionë euro. Ekuipazhi është i gjithi turk përveç një shqiptari dhe varion nga 30 deri në 36 vetë kur dilet për gjueti toni pranë brigjeve të Maltës.

I gjithë truri i mjetit lundrues është një sistem i sofistikuar sonarësh prodhim japonez qe kushton mbi 2 milion euro. Gjergj Luca, pronari i anijes thotë se sonarët mund të zbulojnë tufat e peshkut, deri në 10 milje, tregon gjithçka dhe asgjë nuk i lihet rastësisë për hedhjen rrjetave.

Pronarët madje kanë një precizon të jashtzakonshëm duke treguar llojin e peshkut dhe madhësinë e tij.

Investimet në anije të tilla kërkojnë njerëz specialistë dhe aktualisht në Shqipëri po përdoren marinarë të huaj nga Turqia, Egjipti, Italia dhe Maroku, pagat janë të mira.

Qemal Beu, kryetar i shoqatës se peshkimit shprehet se pas gati 25 vitesh me iniciativën e peshkatarëve në Durrës do të hapet shkolla e peshkimit për të nxjerrë specialiste.

Gjithë natën, kapiteni turk rri pa lëvizuar me sytë nga sonari. Në të gjithë gjirin e Durrësit po peshkohet. Anijet e tjera kanë hedhur rrjeta për karkalec merluc dhe barbun. Por anija jonë është në kërkim të acugeve dhe sardeleve.

Gati në të zbardhur të ditës jepet sinjali, dhe lëshohen rrjetat.

Puna ka një koordinim dhe precizon të jashtëzakonshëm. Peshqit ngarkohen nga deti për në anije përmes një sistemi pompimi.

Gjuetia ka nisur mbarë për këtë vit. I vetmi peshkatar shqiptar në anije është Eduart Toma, i cili po merr eksperiencë.

Kthehemi në Durrës të shoqëruar nga anija tjetër Rozafa 11, e cila koordinon veprimet anijen tone. Rrugës behet seleksionimi i peshkut. E gjithë acugia niset për në Fushë-Labinot të Elbasanit për t’u përpunuar në “Fish City”.

Çdo mëngjes këtu minimalisht mbërrijnë 1 mijë punëtore që shpërndahen në linjat e përpunimit.

Acugia që mbërrin nga Durrësi përpunohet direkt pa humbur kohë, stazhionohet me kripë ose marinohet.

Hapja e vendeve të punës tjetër efekt që ka dhënë zhvillimi i peshkimit.

I gjithë produkti shkon për eksport, Itali, Spanjë etj, duke mbyllur kështu të gjithë ciklin e prodhimit. E ndërkohë që në fabrikë puna vazhdon, në Durrës “Rozafa 15” po del përsëri në det për gjueti. Një natë tjetër në kërkim të tufave të peshkut…/tch

/a.meta

Next Post
BE-Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit!

Holandezët duan të na kthejnë vizat...por kriminelët s'kanë nevojë për viza!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In