• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit”/ Veliaj në Panairin e Ndërtimit: Tirana s’ka krizë strehimi

by Java News
20/02/2020 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban që po mbahet këto ditë në Tiranë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se suksesi i kryeministrit në Bruksel, për sigurimin e fondit 1.15 miliardë euro për rindërtim, vjen edhe si një mundësi e jashtëzakonshme për industrinë e ndërtimit, si punëdhënësja më e madhe në vend.

Ai shtoi se është kjo industri që do të rindërtojë shkollat, kopshtet, çerdhet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po ashtu si edhe qendrat shëndetësore apo lagjet e reja. Kryebashkiaku ftoi kompanitë pjesëmarrëse në panair që ta shfrytëzojnë këtë mundësi takimi dhe nënvizoi se tërmeti i fundit nuk dëmtoi ndërtimet e reja, por objektet e ndërtuara me punë vullnetare gjatë viteve ‘70-’80, apo aty ku ishte shkelur ligji.

“Gjithë ky llum dhe baltë hidhet mbi një nga industritë që është ndoshta nga më të rregulluarat. Siç provoi tërmeti, u dëmtuan 2 kategori banesash: ndërtimet e viteve ‘70-’80, që u ngritën me punë vullnetare, dhe tahmanë e dikujt që ndërtoi në rërë, që mori leje për dy kate dhe ndërtoi 8 në vitin e rrumpallës. Por, tërmeti nuk dëmtoi ndërtimet serioze, të viteve të fundit”, shtoi ai.

Veliaj theksoi se asnjë nga ata që përdor një gjuhë populiste duke sulmuar industrinë e ndërtimit, nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur.

“Dje, në Twitter, Presidenti Obama kishte ndarë një artikull të Nju Jork Tajms, ku në titull lexohej 8 herë e njëjta fjalë: “Build”, pra “ndërto”. Artikulli ishte pjesë e një libri që studionte krizën e strehimit në SHBA, ose kulturën “jo tek bahçja ime”, një kulturë që na ka kapluar edhe ne këtu. Ka nga ana që pasi vijnë në Tiranë dhe bëhen të suksesshëm, e kur ftohen në një studio televizive, gjëja e parë që thonë është: Na mbyti betoni! Por, kur i pyet, po ti vetë nga je me origjinë? Thonë: Jo, vetë jam nga Lushnja, jam rregulluar e sistemuar, por kush vjen tani në Tiranë është shumë i poshtër. Ndërron stacionin, prapë na mbyti betoni! Po ti vetë nga je? Jo, unë vetë jam nga Kukësi, kam ardhur këtu në vitin 2000, tani jam sistemuar, jam bërë një nga këta VIP-at që del nga televizor, por asnjë të mos guxojë të vijë në Tiranë. Nuk duhet të jetë kështu! Përpara se të bëheni populistë dhe t’i suleni një industrie të tërë, mendoni se ajo punëson njerëz, lëviz ekonominë, sjell të ardhura. Tirana është sot shtëpia e 140 kombësive të ndryshme dhe do të vazhdojë të rritet sepse ky është stili i Tiranës. Asnjë prej tyre që thonë na mbyti betoni nuk është gati të kthehet andej nga ka ardhur”, tha ai.

Më tej, Veliaj sqaroi se në vitet e fundit industria e ndërtimit kontribuon 10 herë më shumë, ndërsa për herë të parë është sanksionuar me ligj që përveç taksës, 3% e ndërtimit ose e vlerës ekuivalente të tij, shkon për banesa sociale.

“Shumë prej krizave i kemi zgjidhur në bashkëpunim me ta. Është një industri e cila me administratën e re i është dhjetëfishuar taksa; pra, kontribuon 10 herë më shumë, gjithashtu i është shtuar për herë të parë detyrimi i 3% e ndërtimit për banesat sociale. Mezi pres që kjo industri të jetë punëdhënësja më e madhe me rindërtimet pas tërmetit”, theksoi ai.

Veliaj tha se falë politikave të ndjekura, Bashkia e Tiranës mundi të menaxhojë më së miri edhe fazën e emergjencës së strehimit pas tërmetit. Ai shtoi dhënia e shpejtë e bonusit të qerasë për të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave dolën të pabanueshme pas inspektimit nga Instituti i Ndërtimit, tregoi se Tirana kishte mjaftueshëm apartamente për t’u marrë me qira dhe në asnjë vend tjetër kriza e strehimit në periudhën pas tërmetit nuk do të ishte zgjidhur për 48 orë, ndërkohë që çmimet nuk ndryshuan. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu domosdoshmërinë që ndërtimet e reja të ndërthuren edhe me inovacione në këtë fushë.

“Sot është e rëndësishme të kuptojmë se qyteti, habitati që na rrethon, është mbi të gjitha një habitat që duhet jetuar në një mënyrë “smart”, siç është edhe vetë titulli i këtij panairi, dhe për ta bërë këtë, patjetër që ju të rinjtë e sotëm jeni ata që do ndërthurni akoma sa më mirë çdo inovacion që lidhet me ndërtimin”, u shpreh Margariti.

Edicioni II-të i Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban shërben si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban, për të siguruar kushtet për realizimin e Smart Buildings.

Next Post
Pushka top, më 2 mars e përtej!

Pushka top, më 2 mars e përtej!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

“Keni zhdukur prezumimin e pafajësisë”, Rama publikon deklaratën e avokatit të Thaçit

February 12, 2026
S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

February 12, 2026
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

February 12, 2026
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In