INDONEZI-Një tërmet me magnitudë 6.0 është verifikuar në brigjet e ishullit të Balit, në Indonezi. Lajmin e bën të ditur USGS, instituti i gjeofizikës amerikane.
Epiqendra e tërmetit ka qene 40km në veri-lindje të Sumberanyar, në një thellësi 10.4 km.
Vetëm dy javë më parë, një tjetër ishull indonezian, Sulawesi, u trondit nga tërmeti që pasoi një cunam, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 2000 njerëzve dhe zhdukjen e 5000 të tjerëve. (BW)