• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Indeksimi me 4.1% dhe rritja e pensionit minimal, Çoçoli: Bonusi i fundvitit më shumë se 5 mijë lekë

by A R
14/10/2024 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë. Vendimi hyri në fuqi në datën 1 tetor dhe synimi kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.

Përtej indeksimit, bonusi i fundvitit do jetë më shumë se 5 mijë lekë. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus tha se bonusi i fundvitit pritet të jetë 7500 lekë.

Çoçoli: Zakonisht ka qenë 5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Kam dëgjuar dhe besoj se do të jetë e vërtetë se do të jetë më shumë. Uroj të jetë 7500 lekë, pse jo edhe 10 mijë lekë. Qevera në bazë të parave që po mbledh, para më shumë se sa plani, duhet të mendojë që të jetë sa më e lartë kjo rritje e pensioneve. Rritja e dytë nuk ka të bëjë me gjithë pensionistët. Do të jetë për ata që kanë pensione të ulëta, ose janë pensionistë kryefamiljar.

Sa i përket rritjes së pensionit minimal, i cili është rreth 10 mijë lekë, Çoçoli tha se rritja do të jetë graduale, pra nuk do të shkohet menjëherë nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë. Zbatimi i kësaj reforme do të fillojë nga janari i vitit 2025.

Çoçoli: Procesi i indeksimit është thjesht një korrigjim për të përballuar çmimet e mallrave kryesore për pensionistët si ushqimet apo ilaçet. Kur flitet për rritje të pensionit minimal, nuk mund të nënkupohet që menjëherë pensioni minimal që është 10 mijë lekë në muaj, të shkojë direkt 15 mijë lekë në janar 2025. Nga janari do të fillojë zbatimi i reformave. Por nuk është se pensionistët do të marrin menjëherë 15 mijë lekë. Kjo është një gjë graduale.

/a.r

Next Post
“El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

“El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In