• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Indeksi i punës/Tre qarqet me më shumë ‘dembelë’ në Shqipëri

by Java News
01/01/2020 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana kanë shkallën më të lartë të popullsisë në moshë pune, por që nuk janë të aktivizuar në tregun e punës.

Ata që nuk preferojnë të përfshihen në tregun e punës, zakonisht janë ajo pjesë e popullsisë që ndjek studimet, gra që rrisin fëmijët apo pensionistë të parakohshëm. Por në këtë grup përfshihen gjithashtu edhe punonjës që punojnë në të zezë.

Në disa qarqe kjo kategori është më e lartë se në qarqe të tjera dhe në disa të tjera shumë më e ulët. Në Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës shkalla e popullsisë jo aktive në tregun e punës është në një masë më të ulët. Në Berat vetëm 28 % e popullsisë në grupmoshën 15-65 vjeç nuk është në kërkim të një punë, ndërsa në të kundërt në Lezhë më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Gjithashtu 47.6 për qind e dibranëve dhe 44.7 për qind e durrsakëve nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme.

Sipas praktikave ndërkombëtare popullsia ekonomikisht joaktive përbëhet nga tri kategori individësh, ato me punësim të fshehur; individët pjesërisht të lidhur me forcën e punës (në të cilën përfshihen dhe punonjësit e dekurajuar) dhe individët ekonomikisht joaktivë.

Popullsia ekonomikisht joaktive, në rastin e Shqipërisë përbën një pjesë të konsiderueshme të individëve në moshë pune. Tek të dhënat për popullsinë ekonomikisht joaktive spikasin nivelet disproporcionalisht të larta të pranisë së femrave dhe të rinjve.

Rreth 65% e kësaj popullsie janë femra, dhe 56% janë të rinj të moshës 15-29 vjeç (për krahasim, kujtojmë që në popullsinë në moshë pune të rinjtë përbëjnë vetëm 37%). Përqendrimi në këto përmasa i të rinjve në popullsinë ekonomikisht joaktive ndodh për shkak se shumica e tyre arsimohen dhe si rrjedhojë, përfshihen në forcën e punës pas jetës akademike.

Popullsia ekonomikisht joaktive në Shqipëri përfshin një masë të konsiderueshme individësh të prirur për punësim, të cilët, pavarësisht se nuk kategorizohen dhe nuk raportohen si të papunë, janë tepër të predispozuar për të filluar punë sapo mundësitë të jepen. Tek ky segment individësh, më së shumti, përfshihen ata të cilëve literatura aktuale e ekonomisë së punës u referohet si “pjesërisht të lidhur me forcën e punës”. /Monitor/

Next Post
Vlerësimi i Kadaresë/ Presidenti Meta: Uroj të jetë një ogur për afirmimin e merituar europian të shqiptarëve

Vlerësimi i Kadaresë/ Presidenti Meta: Uroj të jetë një ogur për afirmimin e merituar europian të shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In