• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Indeksi i Demokracisë i The Economist: Shqipëria e dyta në Rajon, në përmirësim të ndjeshëm

by A R
31/01/2018 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Inteligence Unit”, rrjeti i publikimeve i revistës së njohur “The Economist” ka publikuar indeksin e Demokracisë për vitin 2017.

Shqipëria renditet në vendin e 77, mes shteteve me regjim hibrid, por përmendet nga raporti që ka shënuar përmirësim të dukshëm në vitin 2017 në vlerësim, së bashku me Maqedoninë.

Shqipëria u vlerësua me 5.98 pikë në renditjen e 2017-n, (ku 10 tregon demokraci të plotë dhe 0 që mungon), nga 5.91 pikë në vitin e mëparshëm, duke shënuar dhe notën më të lartë që nga viti 2006 kur raportohen të dhënat.

Shqipëria ka renditjen e dytë më të mirë në rajon, pas Serbisë (66), ndërsa lë pas Malin e Zi (83), Maqedoninë (88), Bosnja (101). Serbia është e vetmja nga Ballkani perëndimor që renditet ne listën e vendeve me demokraci në lulëzim.

Pikët më të larta, Shqipëria i merr në treguesin e lirive civile, me 76.5, e ndjekur nga procesi elektoral dhe pluralizimi me 7 pikë, pjesëmarrja politike (5.56), kultura politike (5). Renditjen më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e funksionimit të qeverisjes, me 4.71.

Raporti mat edhe lirinë e shprehjes, ku Shqipëria renditen në vendin e 47 në botë, me statusin pjesërisht e lirë. Serbia përmendet si një vend që ka përkeqësuar lirën e shprehjes në vitin 2017. Për shembull, thekson raporti, qeveritë e njëpasnjëshme në Serbi kanë kërkuar të ndikojnë mbulimin e lajmeve duke ushtruar ndikim politik mbi transmetuesit publikë dhe duke mbështetur disa media private të tilla si TV Pink që mbajnë një vijë më pak kritike anti-qeveritare.

Demokracia e sulmuar

“Demokracia e sulmuar” është titulli i raportit të këtij viti. Në Indeksin e Demokracisë 2017 rezultati mesatar botëror ra nga 5.52 në 2016 në 5.48 (në një shkallë prej 0 deri në 10). Rreth 89 vende përjetuan një rënie krahasuar me 2016, më shumë se tre herë më shumë sesa vendet që shënuan një përmirësim (27), performanca më e keqe që nga viti 2010 pas krizës globale ekonomike dhe financiare.

Shtetet e tjera (51) kanë qëndruar në vend, pasi rezultatet e tyre kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vitin 2016.

Një rënie në lirinë e medias është konstatuar gjithashtu. Larry Diamond, një nga demokratët më të mëdhenj në botë tha se po kalojmë drejt një “recesion të demokracisë”, dhe kjo tendencë e stanjacionit dhe e regresit është reflektuar në Indeksin e Demokracisë.

Vendet më demokratike në botë janë Norvegjia dhe Islanda, me një vlerësim maksimal prej 10 pikë, të ndjekura nga Suedia, Zelanda e Re, Danimarka, Irlanda, Kanadaja, Australia, Finlanda, Zvicra.

Dy shtetet me nivelin më të ulët të demokracisë në botë janë Emiratet e bashkuara Arabe dhe Azerbajxhani.

Shtetet që kanë ka median më të lirë janë  Australia, Kanada Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda Luksemburgu, Zelanda e Re, Suedia, Shtetet e Bashkuara, që janë vlerësuar të gjitha me 10.

Liria e medias mungon tërësisht në Turqi, Turmekistan, Uzbekistan, që renditen në fundit në botë.(monitor)

a.ç

Next Post
Gjendet i vdekur aktori i njohur amerikan, akuzohej për pedofili

Gjendet i vdekur aktori i njohur amerikan, akuzohej për pedofili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In