• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Indeksi i Barazisë gjinore: Femrat shqiptare të diskriminuara për paratë dhe kohën e lirë

by A R
08/03/2021 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me më pak kohë të lirë, më pak para e burime financiare, më pak mundësi për të krijuar njohuri, pabarazi në punë e vendim-marrje, më pak akses në shëndetësi, femrat në Shqipëri janë të “diskriminuara”, në raport me meshkujt.

Me 60.4 pikë nga 100, sipas Indeksit të Barazisë Gjinore, të publikuar nga INSTAT, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara në mënyrë që të arrijë barazinë gjinore. Gratë në Shqipëri janë të pabarabarta me burrat në pesë fushat, që mat indeksi: Puna; Paratë; Njohuritë; Koha; Vendim-marrja; Shëndeti.

Pabarazia më e madhe është në fushën e kohës, ku indeksi është vetëm 48.1. Këtu çalohet në të dy treguesit, që janë aktivitetet e kujdesit dhe ato sociale.

Njohuritë janë një tjetër fushë ku diferenca është e lartë, me 55.6 pikë, me dy nën-fushat, Ndjekja dhe pjesëmarrja (55.3) dhe Ndarja në arsim (56).

Gratë nuk kanë shumë akses as tek paratë, i treti tregues më i ulët me 59.6 pikë. Ato çalojnë sidomos në mungesën e burimeve financiare (44.6), që ul ndjeshëm pikëzimin e fushës së parasë, ndërsa janë më mirë në situatën ekonomike (79.6).

Në vendim-marrje pabarazia burra-gra fillon e zvogëlohet, duke marrë 60.9 pikë. Femrat kanë një peshë më të lartë në vendimmarrje ekonomike (74.5) dhe politike (74.5), por çalojnë tek ajo sociale (42.3).

Në fushën e punës, treguesi vijon e rritet, duke arritur në 67.6 pikë. Pjesëmarrja e grave në punë është e lartë (78.3), por pikëzimi ulet kur bëhet fjalë për ndarjen në punë (58.4).

Shëndeti është fusha, ku ka më pak pabarazi gjinore, me 81.8 pikë. Gratë kanë vlerësim të lartë si në status (91.6), ashtu dhe në akses (89.1), por janë më dobët në nën fushën e sjelljes (67).

Krahasimi me BE-në, diferenca më e madhe tek paratë dhe koha, ia kalojmë në vendim-marrje

2020-a është viti i parë që INSTAT ka publikuar indekin e barazisë gjinore, duke e bërë të pamundur krahasimin me vitet e mëparshme.

Ky tregues është hartuar në linjë me atë të Bashkimit Europian, Gender Equality Index (GEI), që mat konceptin kompleks të barazisë gjinore dhe i bazuar në kuadrin e politikave të BE-së asiston dhe monitoron progresin e tij me kalimin e kohës.

Në raport me mesataren e Bashkimit Europian, që është 67.9 pikë, Shqipëria ka një pabarazi gjinore pak më të ulët (7.5 pikë më pak).

Diferenca më e madhe mes Shqipërisë dhe shteteve të BE-së është në fushën e parasë, me 21 pikë (për vendet e BE-së, fusha e parasë është e dyta ku ka më pak pabarazi, pas shëndetit).

Edhe në fushën e kohës, Shqipëria çalon në raport me gratë në Bashkimin Europian, me një diferencë prej 17.4 pikësh.

Për njohuritë diferenca është 8 pikë, ndërsa ngushtohet në atë të punës (4.6 pikë). Ashtu si në Be edhe në Shqipëri, shëndeti është fusha ku ka më pak pabarazi gjinore.

Femrat në Shqipëri ua kalojnë atyre në BE vetëm në fushën e vendimmarrjet, ku janë para me 7.4 pikë.Monitor

Next Post
Zvicra vendos me referendum: Ndalohet mbulimi i fytyrës në publik

Zvicra vendos me referendum: Ndalohet mbulimi i fytyrës në publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
“Epsteini” ynë

Si t’ua shpjegojmë demokratëve “vetëpërjashtimin” e Salianjit?

March 17, 2026
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

March 17, 2026
Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

March 17, 2026
Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

March 17, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In