• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tarifat/ Në Tiranë apartamentet kushtojnë më shtrenjtë se në Milano, New York apo Paris

by Java News
13/02/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një apartament në Tiranë mund të kushtojë mesatarisht 70-100 mijë euro, ndërsa në Milano e Paris edhe 300- 500 mijë euro, por kur vjen puna për të llogaritur aftësinë blerëse të qytetarëve përkatës, kryeqyteti shqiptar rezulton më i shtrenjtë.

Një indeks i Numbeo.com rendit 269 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti  (sa më i ulët ky indeks aq më mirë është).

Tirana gjendet në vendin e 235, duke u renditur mes qyteteve ku është më e vështirë për të blerë një shtëpi me të ardhurat e disponueshme, raporton Monitor.

Parisi në Francë dhe Milano në Itali renditen përkatësisht në vendet e 231 dhe 232.

Akoma më i lirë është Një Jorku, që gjendet në vendin e 194.

Ky indeks, sipas Numbeo, llogaritet përgjithësisht si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve ndaj të ardhurave mesatare të disponueshme  të familjeve, të shprehura si vite të ardhurash.

Ai merr në konsideratë të ardhurat e disponueshme neto, një apartament mesatar prej 90 metra katror dhe çmimin për metër katror (si një mesatare e çmimit në qendër dhenë periferi të qytetit).

Në Tiranë, sipas këtij indeksi duhen 17.4 vite të ardhura për të blerë një apartament, ndërsa në Milano, një familjeje i duhen 17 vite, në Parit 16.8 vite. Në Nju Jork duhen 12.7 vite, në Zyrih 10.1. Edhe në Vjenë, një destinacion shumë i preferuar i Europës, mjaftojnë 13.7 vite.

Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 12.9 vite.

Në Shkup ky tregues është 15.6, në Podgoricë 14.1, Sofia dhe Selaniku e kanë 9.1, Athina 10.4.

Qyteti më i shtrenjtë i rajonit, sipas fuqisë blerëse është Beogradi, me 21.5 vite.

Në Europë, më i shtrenjti është Londra, ku do të duheshin 27 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Beogradi dhe Tirana më të shtrenjtët në rajon

Edhe në vlerë absolute, çmimet e apartamenteve në qendër të kryeqytetit janë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Brogradin.

Aktualisht çmimet e apartamenteve brenda unazës në Tiranë variojnë nga 1200-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona që janë shtrenjtuar ndjeshëm.

Në zonën e televizionit shqiptar, çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror.

Tendenca është në rritje.

Banka e Shqipërisë konfirmoi së fundmi se indeksi i çimeve të banesave në kryeqytet u rrit me rreth 4% në tremujorin e fundit. Agjentët e real estate dhe ndërtuesit presin që kjo tendencë të vazhdojë edhe këtë vit.

Aktualisht nivelin më të lartë të çmimeve në rajon për qendrën e ka Beogradi, me mesatarisht 2000 euro për metër katror, por për hyrjet luksoze arrin edhe në 4000 euro, sipas  Eurobank Property Services.

Çmime mes 1500-2000 euro/m2 ka dhe Pogdorica.

Në rajon, më i lirë mbetet kryeqyteti i Maqedonisë, ku çmimet po bien që prej vitit 2011, pas një rimëkëmbjeje të shkurtër në 2010-n.

Në Shkup, çmimi mesatar i banesave ra me 1.8% në 2015-n në MKD 52,916 (USD 963) për metër katror, në raport me vitin e mëparshëm, sipas institutit maqedonas të statistikave

Në Sarajevë, çmimet mesatare të apartamenteve në qendër janë rreth 1400 euro/m2.

Por, ndryshe nga qendra, periferia në Tiranë është më e lira në rajon dhe luhatet mes 450-600 euro për metër katror, ndërsa në vendet e rajonit është minimum 800 euro/m2.

Next Post
Ligji i ri/ Meidani- Berisha- Moisiu- Topi- Nishani, shtëpi falas dhe pension përjetë si ish- Presidentë

Ligji i ri/ Meidani- Berisha- Moisiu- Topi- Nishani, shtëpi falas dhe pension përjetë si ish- Presidentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In