Mesa duket kryeministri i Serbisë Vuçiç ka ulur plotësisht tonet, duke deklaruar këtë mbrëmje nga Davosi në Zvicër (në forumin ekonomik botëror) se Kosova dhe Serbia duhet t’i harrojnë armët.
Vuçiç është shprehur se të dyja vendet duhet të bisedojmë për problematikat e tyre, dhe jo të flasin për armët.
Më parë në incidentin me trenin serb Vuçiç do të deklaronte se treni nuk ishte një provokim, por nëse ai do të kishte arritur në Kosovë do të kishte patur viktima nga të dyja krahët.
Vuçiç ka komentuar dhe deklaratën e fortë të Presidentit Nikoliç, i cili tha se nëse një serb do të prekej, e gjithë ushtria do të shkonte në luftë, madje edhe ai vetë. Pyetjes Vuçiç i është përgjigjur me pyetje duke thënë
“A pyesni ju donjëherë se a do t’i vrasë dikush serbët?”/java/a.k