Pas tensioneve që shoqëruan paraqitjen e projektit për stadiumin e ri Arena Kombëtare, i cili do të zëvendësojë stadiumin e vjetër Qemal Stafa, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetin social. Përmes një shkrimi të shkurtër, Rama ka thënë se edhe Shoqata e Arkitektëve pranoi se ishte ngutur për të komentuar, nga mosnjohja e plotë e projektit.
“Paraqitje mbreselenese e projektit te Arenes Kombetare. Edhe Shoqata e Arkitekteve pranoi se ishte ngutur nga mosnjohja e plote e projektit”- shkruan Rama.
Në prezantimin e projektit disa anëtarë të shoqërisë civile, përfshi Fatos Lubonjën, gazetarin Andi Bushati dhe Gjergj Bojaxhi u ndaluan nga sigurimi për të hyrë në sallën ku prezantohej projekti.









