Pas sjelljes dhe mjekimit në repartin e djegies në QSUT, të besimtareve ortodokse, mjekët kanë folur për median duke thënë se aktualisht 8 persona ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore, me të djegura që mbi 50% të sipërfaqes së trupit.
Mjekët shtuan se 3 prej këtyre 8 pacienteve janë në gjëndje kritike për jetën, kjo për shkak edhe të moshës së yre të thyer.
Sakaq në Krujë, forcat zjarrëfikëse kanë bërë t mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të besimtares që mbeti në autobusin i cili u shkrumbua nga flakët. Ende nuk dihet identiteti i viktimës në fjalë.
Detaje të reja kanë dalë gjithashtu edhe për autobusin që ka marrë flakë, e që sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht është djegur në pjesën e motorrit të tij.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një autobus që bënte linjën Vlorë –Tiranë dhe që ishte blerë dy muaj më parë.