• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Incidenti i Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e RMV shpreh keqardhje: Do të marrim masat e nevojshme

by S T
02/08/2024 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Republika e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut theksoi se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë pozitive dhe konstruktive, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm në të gjitha nivelet dhe fushat. Në njoftimin e MPJ-së shprehet keqardhje për keqkuptimet që ndodhën gjatë udhëtimit të djeshëm të presidentes Osmani në aeroportin ndërkombëtar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pas një analize të detajuar të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur situata të tilla në të ardhmen,” thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Sakaq ky incident nënvizon nevojën për të forcuar komunikimin dhe koordinimin mes dy vendeve për të garantuar respektin dhe sigurinë në marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë ditës, Presidenca e Kosovës tha se është e indinjuar me deklarimet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por edhe me, siç e cilësoi, propagandën kundër Kosovës nga disa media në shtetin fqinj, lidhur me incidentin që ndodhi më 1 gushtnë Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se i ka paraqitur një notë proteste autoriteteve maqedonase, duke kërkuar sqarim të plotë të kësaj ngjarjeje. Presidenca kosovare kërkoi nga autoritetet në Shkup që në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Kosovës, me urgjencë të trajtojnë këtë rast dhe të merren masa ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës.

“Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”, u tha në reagim.

Për incidentin e 1 gushtit kanë reaguar edhe përfaqësues të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë dënuar rastin, ndërkaq zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se ka pasur “keqkuptim mes MPB-së, TAV-it dhe sigurimit të Osmanit është tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike dhe deri më tani nuk kanë pasur incident të kësaj natyre.

Next Post
E BUJSHME/ Zbulohen prapaskenat, Interi prenoton Kiezën nëse… nuk rinovon

E BUJSHME/ Zbulohen prapaskenat, Interi prenoton Kiezën nëse… nuk rinovon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In