Kryeministri Rama solli në vëmendje protestën e 8 janarit në selinë e PD e cila u shoqërua me incidente dhune dhe e krahasoi me veprimin e Berishës që përzuri me forcë Alibeajn nga Foltorja e Kuvendit.
Rama: Një fragment nga zhvillimet në godinën këtu afër erdhi dhe u zhvillua këtu në Foltore kështu që mori një rrjedhë paska xhudiste Parlamenti, por dua të rikthehem aty ku e nisa. Më vjen mirë që të paktën në gjithë këta zëra, disa nga bota tjetër, disa nga përshpirtja për kufomat e botës tjetër u dëgjua një zë nga kjo botë dhe bëri sens në diskutim. Po i referohem Mediut sepse është me rëndësi të vihen disa pika mbi I mbi atë që thamë. Për shpirtrat e lirë, të vdekur, quajini si të doni, nuk ëhstë ëfare fusha ime.
Zoti Mediu e para faleminderit që e kujtuat se në 2002 Presidenti u zgjidh me konsensuse. Zgjedhja me konsensus e Presidentit ishte meritë e PS dhe kryetarit sepse i kishin votat për të bërë ndryshe dhe nuk zgjodhën rrugën për të bërë ndryshe. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, kjo nuk diskutohet, por me të vdekurit nuk bashkëpunojmë dhe kjo nuk diskutohet. Ka të vdekur që janë gjallë dhe i kemi yje që na udhëheqin në rrugën tonë të jetës sepse janë të pavdekshëm. Ka të gjallë që janë të vdekur dhe një pjesë janë të vetëdijshëm.
/a.r











