• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Incidentet që shoqëruan procesin e votimit në të gjithë vendin

by
22/06/2015 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i zgjedhjeve lokale në ditën e votimit është shoqëruar me disa incidente, ndonëse të përmasave të vogla, të shpërndarë në disa qendra të votimit në gjithë vendin. Kërcënimet nga simpatizantët e dy kampeve ndaj njëri-tjetrit, pezullim i disa personave nga qendrat e votimeve dhe goditja me tytë ndaj një personi, mund të cilësohen dhe rastet më të rënda të kronikës së ditës së zgjedhjeve. Të gjitha këto incidente janë shoqëruar me deklarata të njëpasnjëshme nga forcat politike, duke rritur tensionet dhe duke bërë situatën më të rëndë se sa ishte në të vërtetë.

Rastet

Dita ka nisur me disa parregullsi në qendrat e votimit të disa prej qytete të vogla. Por asgjë nga këto nuk ishte shqetësuese, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërhyrë në kohë për të kthyer normalitetin. Rasti i parë që bëri të mendohet se zgjedhjet nuk do të jenë dhe shumë të qeta, është ai i Lezhës, kur një person ka goditur me tytën e armës Gentian Frrokaj, i afërm i kandidatit të djathtë Fran Frrokaj, ndërkohë që po denonconte blerjen e votave. Kandidati i PD-së Frokaj akuzon të majtën për incidentin. Ndërsa policia nisi menjëherë hetimet, por deri në mbrëmje nuk u arrit të identifikohej autori. Ndërkohë në Vorë, në një prej qendrave të votimit, disa banorë nuk u lejuan të votojnë, edhe pse e kishin emrin në lista, me pretendimin se nuk janë banorë të zonës. Po ashtu në Vorë, mediat nuk u lejuan të filmojnë nga militantët për disa minuta nga disa simpatizantë të partive politike. Dhe në veri, në Bardhaj të Shkodrës u dhunua një prej komisionerëve të PS-së. Ndërsa në Kurbin, komisionerët e PD-së u tërhoqën pas shkarkimit të kreut të KZAZ, pasi PD-ja pretendon se personi i emëruar nga KQZ është militant i PS-së. Në Kavajë komisionerët e PD nuk lejuan disa qytetarë të votojnë, duke i konsideruar ata si votues fiktiv në lista. Në Vlorë votimi u bllokua në një qendër pasi komisionerët e PD-së pretenduan se persona të paautorizuar nga PS po merrnin shënim numrin e kartës se votuesve.

Në Shkodër denoncohen 6 raste me karta të dubluara

Në Shkodër kryetari i ZAZ 3 Genti Ibroja ka denoncuar 4 raste, ku qytetarët shkuan të votojnë, por rezultonte se kanë votuar. Katër rastet janë denoncuar brenda në qytet, ndërsa dy raste të tjera në fshatra. Rreth orës 15:00 votuesja Lindita Halili ka shkuar të votojë në qendrën e votimit 288 në mjediset e Medresesë së djemve Shkodër në lagjen Xhabije. Në momentin kur ka shkuar të votojë, i kanë thënë që ke votuar. Tre raste të tjera kanë ndodhur tek shkolla “Salo Halili”. Rastet e tjera janë denoncuar në Juban dhe në Trush. Fenomeni i është referuar edhe në KQZ.

Korçë, mesazh telefonik për të votuar kandidatin Mero dhe PD-në

Heshtja zgjedhore nuk është respektuar as në ditën e zgjedhjeve. Dje gjatë gjithë ditës është bërë thirrje për të votuar njërin apo tjetrin subjekt përmes mesazheve në telefona celularë. Një fenomen i tillë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku qarkulloi një mesazh që u kërkon qytetarëve të votojnë kandidatin Gjergji Mero dhe Partinë Demokratike. “Miq! Mos harroni presionet, burgosjet e CEZ, korrupsionin, gënjeshtrat, arrogancën! Votoni Gjergji Mero! Votoni Partinë Demokratike!”, shkruhet në mesazhin e dërguar, me shumë gjasa, përmes një rrjeti kompjuterik, pasi dërguesi del i panjohur. Mesazhe të ngjashme raportohen edhe në Elbasan, Kamzë, por edhe në Tiranë, ku kërkohet vota për kandidatin e pavarur, Arben Tafaj.

Belerin e PBDNJ-së e nxjerrin me forcë

Kandidati i PBDNJ-së për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka humbur letërnjoftimin dhe ka shkuar të votojë me kopjen e kallëzimit. Ai nuk është lënë të votojë në një qendër votimi të Lukovës nga komisionarët e zgjedhjeve. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme të Lukovës. Ai është munduar t’u mbush mendjen komisonevërëve se vërtetimi është marrë nga policia dhe mund të votojë. Mësohet se komisionerët nuk kanë lejuar praninë e Belerit në qendrën e votimit , duke e nxjerrë jashtë me forcë.

Durrës, PD denoncon: Dako kërcënoi me jetë komisionerët

Shtabi elektoral i Partisë Demokratike në Durrës denoncon kryetarin e bashkisë Vangjush Dako se ka kërcënuar me jetë komisionerët e KZAZ nr 22. “Ju po luani me jetën time unë do merrem me jetet tuaja”, mësohet të jetë mesazhi i dërguar nga Dako, sipas shtabit elektoral të PD-së. Mësohet se në QV ku ishte caktuar të votonin të burgosurit ishte marrë vendim për tu mbyllur QV pasi për 5 orë nuk ka pasur votues të tjerë. Dhe në bazë të një klauzole ligjore nëse në QV nuk ka votues deri pas 5 orësh atëherë mund të mbyllet. Në momentin kur kanë dashur ta mbyllin mësohet se ka shkuar në telefonin e tyre mesazhi kërcënues i Dakos, sipas PD-së, i cili ka kërkuar të mos mbyllet QV, por të qëndrojë e hapur.

Tensionet e shkaktuara në qytete të ndryshme

Vorë, bllokohet për disa minuta votimi në një qendër

Për gati 30 minuta është bllokuar procesi i votimit në një qendër votimi në qytetin e Vlorës. Në QV 44/62 në Shkollën “Lef Sallata” lagjja “28Nëntori” është bllokuar për disa minuta procesi i votimit. Kjo pasi ka pasur tension dhe debate. Në vend të ngjarjes ka shkuar deputeti demokrat, Astrit Patozi. Ai ka debatuar me anëtarët e majtë të KZAZ­së në Vorë. Shkak për këtë janë bërë pretendimet e një qytetari, se nuk është lejuar të votonte. Por, KZAZ thoshte se ky qytetar ishte regjistruar fiktivisht në Vorë. Ndërsa deputeti i LSI, Luan Rama, tha ai së bashku me Patozin kanë ndërhyrë për të shmangur tensionet. Kjo, pasi sipas tij, 5 persona nga Fieri kanë tentuar që të votojnë në Vorë. Vora është kthyer në një zonë të nxehtë javët e fundit, me akuza dhe kundër akuza mes PD­së dhe LSI­së.

Kurbin, PD kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve

Në Kurbin procesi i votimit është zhvilluar me probleme, pasi komisionerët e PD-së u tërhoqën pas shkarkimit të kreut të KZAZ, pasi PD-ja pretendon se personi i emëruar nga KQZ është militant i PS-së. Por edhe pas thirrjes për bojkot nga PD ku janë shpërndarë dhe trakte procesi ka vijuar normalisht. Pas ngjarjes përfaqësuesi ligjor i PD-së akuzoi KQZ-në për ndërhyrje abuzive dhe të paligjshëm në KZAZ-në e Kurbinit, ku u shkarkuan në bllok katër anëtarët e opozitës. Sekretari për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, nga KQZ-ja tha se shkeljet janë të rënda dhe të paprecedent.

Në Kavajë, komisionerët e PD nuk lejojnë të votojnë disa qytetarë

Sikundër kishte paralajmëruar PD, komisionerët e kësaj partie nuk kanë lejuar të votojnë në qendrat e votimit të Kavajës të ashtuquajturit votues fiktivë. Komisionerët e djathtë nuk kanë lejuar qytetarët për të votuar edhe pse kishin emrat në lista. Komisionerët e djathtë dolën më pas në një deklaratë për mediat dhe kanë thënë që emrat e tyre nuk figurojnë fare në lista, ndërsa banorët pretendojnë të kundërtën. Komisionerët e djathtë shtojnë më tej se edhe pse e kanë emrin në lista ata 600 votues janë fiktivë dhe nuk janë lejuar realisht të votojnë. Me gjithë këmbënguljen e komisionerëve të majtë votuesit edhe pse me emrat në listë nuk kanë votuar. Por situatës i ka dhënë zgjidhje KQZ, duke urdhëruar lejimin e të gjithë votuesve që kanë emrin e tyre në lista, qofshin këta fiktive apo jo.

Sarandë, deputeti PS Marto kërcënohet me vdekje

Deputeti socialist Andrea Marto ka denoncuar në polici kërcënuesin e tij me telefon, duke e kanosur për vdekje. Sipas denoncimit në polici, personi që i ka telefonuar është prezantuar si shtetasi me emrin Timoleo Babi, vjeç 48, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi, kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq. Policia e Sarandës sqaroi se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi për ta marrë në pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast.

Vëllai i kandidatit të PBDNJ për kryetar bashkie të Finiqit, Jani Babi, ka hedhur poshtë akuzat se ka kërcënuar deputetin Andrea Marto. Timoleo Babi ka deklaruar se nuk e ka telefonuar kurrë deputetin në fjalë dhe ka sqaruar marrëdhëniet e tij me policinë. Ai ka shtuar se, nga komunikimi me inspektorët e policisë ka konstatuar se ata kanë qenë nën presion, por nuk ka qenë në gjendje të saktësoje nga kush. Ai ka shtuar më tej se, ka pasur miqësi me Andrea Marton.

Ngërç në qendrën e votimit ku votoi kryeministri Rama

Ka pasur probleme në Surrel, në qendrën e shkollës “Ymer Lala” ku votoi dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mësohet se bllokimi ka zgjatur pak dhe ka filluar përshi procesi i votimit.

Bllokohet votimi në Vrakë, PD tërheq komisionerët

Bllokohet procesi i votimit në Vrakë të Shkodrës. Shkak për këtë sipas kreut të qendrës së votimit 002 të Malësisë së Madhe, është bërë identifikimi i rasteve të votimit familjar. Ky i fundit ka ndërprerë procesin, çfarë ka sjellë edhe reagimin e kandidatit të djathtë për këtë Bashki, Anton Kokaj./ shekulli

Next Post

Greqia në dorë të Merkelit, sot samiti i jashtëzakonshëm i BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In