Gjykata e Tiranës ka liruar 7 protestuesit e arrestuar në protestën e opozitës në 13 maj.
Gjyqtari Arben Micko vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.
Gjykata vendosi detyrim paraqitje për pesë protestues të opozitës nga tubimi i fundit, ndërsa dy të tjerë janë lënë në masën arrest shtëpie.
Në detyrim paraqitje janë lënë;
Arelien Ndoci,
Beb Ndreka,
Besmir Pula,
Albi Gerba
Panajot Miraka,
ndërsa në detyrim paraqitje
Dritan Kuka
Qazim Nazeraj.
Në protestën e fundit në 13 maj u shënuan disa incidente, por më pak krahasuar me atë të 11 majit.
7 protestuesit akuzohen për veprat penale shkatërrim të pronës me zjarr, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Për protestën e 13 majit janë proceduar në gjendje të lirë edhe 15 protestues të tjerë.
Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.
Policia thotë se në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
g.kosovari










