Shpesh herë, çiftet preferojnë të surprizojnë njëri-tjetrin ditën e dasmës. E pikërisht këtë ka menduar të bëjë edhe një djalë shqiptar me atë që do të jetë partnerja e tij e jetës. Ka qenë një shaka shumë e rëndë, që në rast se nuk do të ishte shaka, do të ishte një situatë shumë e sikletshme.
Ai ka menduar që bashkë me kamarierët të bëjnë sikur rrëzohen dhe sikur torta e dasmës shkatërrohet e gjitha. Vetëm të shikoni fytyrën e nuses në atë moment.
Gjithçka ka qenë një shaka dhe çifti që lidhi kurorë këtë 27 korrik në Malësinë e Madhe kanë kaluar mes humorit e batutave shakanë me kripë të bërë nga dhëndri. Brenda pak minutash ka ardhur edhe torta tjetër, ajo e planifikuar për këtë dasmë ndërsa një person ka lajmëruar se gjthçka ishte menduar për të rritur humorin mes të ftuarave.
ma.me









