Një incident i ka ndodhur kreut demokrat në qytetin e Shkodrës gjatë fjalës para të rinjve demokratë.
Neës24 raporton se Lulzim Bashës i është ndërprerë fjala pasi është shkëputur energjia elektrike duke bërë që mikrofoni të mos punonte dhe errësira të pushtonte sallën.
Për ngjarjen, Basha ka reaguar duke e cilësuar si të qëllimshme. Ai tha se ‘deri me sot nuk na ka ndalur as diktatura e terrori’.
Kryetari i PD ndodhet në Shkodër për procesin e votimit për kreun e FRPD të kësaj dege.