Një skenë e paprecedentë është regjistruar brenda spitalit më të madh të Athinës, “KAT Attica General Hospital”.
Të pranishmit në hollin e spitalit ku ndodhet edhe zyra e informacionit kanë fotografuar një pacient që është futur në këtë pjesë të godinës së Urgjeëncës me makinën e tij “Smart”, pasi siç ka pohuar ai nuk kishte në dispozicion ambulancë për ta ndihmuar.
Ngjarja ka ndodhur tre javë më parë dhe fotoja e pacientit me makinë në spital po bën xhiron e internetit.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga autoritetet mjekësore helene. Ndërkohë, mediat greke raportojnë se pacienti ishte rëndë dhe kishte nevojë për ndihmë për të lëvizur. Pasi u fut me makinë në spital, mjekët bënë të mundur trajtimin e tij me ndihmë mjekësore të specializuar.
/f.stafa