• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inceneratori i Tiranës/ SPAK zbulon si u fry në 25 mln Euro kostoja e ndërtimit

by Java News
09/12/2023 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një pjesë të dosjes së vendimit të gjyqtare Irena Gjoka lidhur me firmosjen e15 urdhërarresteve ndaj personave në hetim për koncesionin e inceneratorit të Tiranës zbulohet dhe mënyra si u arrit llogaritja e tarifës 29 Euro/ton që duhet të paguanin njësitë e qeverisjes vendore për depozitimin e mbetjeve.

Gjatë hetimeve SPAK ka gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën.

Pikërisht dhe zbërthimi i kompjuterit të Klodian Zotos, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k ka zbuluar dhe si u rritën fiktivisht.

Në një email të datës 26 gusht 2016 që Klodian Zoto i dërgon adresave elektronike të shoqërisë “Paul Eurth” është bashkangjitur dhe ‘plani real i biznesit dhe jo ai shtetëror. Aty  gjenden parashikimet për planin e biznesit, ku kosto totale e investimit vlerësohet rreth 102.5 milion Euro.

Ndërsa rezulton se kostot e ndërtimit u frynë në  vlerën 25,783,080 Euro.

Në rrethanat e mësipërme rezulton se kostot e ndërtimit të vendosura në studimin e fizibilitetit 128,248,330 Euro, janë fryrë në vlerën 25,783,080 Euro.

Nga krahasimi i zërave midis të dhënave të kostos së ndërtimit sipas studimit të fizibilitetit dhe të dhënave të kostos së ndërtimit të administruara nga komunikimet me email të personave të mësipërm, rezultojnë të dhënat si më poshtë:

Rezulton se në kontratën koncesionare, të datës 31.08.2017, lidhur midis shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k, dhe Autoritetit Kontraktor, Ministria e Mjedisit, i është dhënë e drejta shoqërisë koncesionare që të kërkojë ndërtimin e veprave plotësuese, të cilat nuk janë pjesë e projektit aktual, por që në pikën 10.5.2 të kontratës është përcaktuar se vlera e investimit në varësi të optimizimit të projektit, koncesionari mund të përfshijë brenda të njëjtës vlerë investimi edhe kostot në lidhje me veprat plotësuese. Sipas prokurorisë, është e fryrë vlera e objekteve të përcaktuara në projekt, përderisa këto vlera do t’i lejojnë mundësinë shoqërisë koncesionare që përveç ndërtimit të objekteve të përcaktuara në projekt, të ndërtohen edhe objekte të tjera (vepra plotësuese).

-Komisioni nuk ka argumentuar sesi i ka gjetur vlerat refereuese për të përcaktuar kostot e operimit dhe mirëmbajtjes për funksionimin e impiantit (kostot e operimit të landfillit). Gjithashtu, rezulton se janë dhënë vlerësime në lidhje me shpenzimet për operimin dhe mirëmbajtjen për funksionimin e impjantit, ndërsa në tabelën e të dhënave të përgjithshme të landfillit, janë shtuar zëra të tjerë të kostove, duke ndikuar në rritjen e tarifës që është përcaktuar për t’u paguar nga Njësitë e Qeverisjes Vendore’ thuhet në faqen 21 te dosjes

Ndërkohë studimi i fizibilitetit që nxori tarifën 29euro/ton është hartuar nga komisioni i  Dhënies së Koncesionit ndërsa vetë kontrata nuk pasqyruar mënyrën e llogaritjes së tarifës.

“Gjithashtu nga aktet e administruara nga SPAK rezulton se në studimin e fizibilitetit që është hartuar nga komisioni i Dhënies së Koncesionit dhe që është ngarkuar në sistemin elektronik të prokurimit, është pasqyruar mënyra e llogaritjes së tarifës prej 29 euri/ton që duhet të paguajnë Njësitë e Qeverisjes Vendore, por pasqyrimi i mënyrës së llogaritjes së tarifës mungon në studimin e fizibilitetit që i është bashkëlidhur kontratës së lidhur mes Ministrisë së Mjedisit si Autoritet Kontraktor dhe Shoqërsië Koncesionare Integrated Energy BV SPV”/Shqiptarja.com

Next Post
Deputetja e parë shqipare në Kuvendin e Malit të Zi: Eksperimentet politike të padobishme

Deputetja e parë shqipare në Kuvendin e Malit të Zi: Eksperimentet politike të padobishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In