• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratori i Tiranës, Këlliçi akuzon prokurorin e SPAK: Po zvarrit hetimet

by A R
01/08/2025 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi prokurorin e SPAK, Dritan Prençi, se po zvarrit çështjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Në një dalje nga selia blu, ai u shpreh se hetimet e zhvilluara ndaj Erion Veliajt kanë treguar se kompania që ka administruar venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë është paracaktuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

“Nëse prokurori Dritan Prençi nuk është ‘qartësuar’ deri tani nga provat e depozituara në SPAK nga ana ime, atëherë sot ka detyrimin ligjor të administrojë provat e reja dhe dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili e specifikon qartë se kompaninë MEG Albania e ka sjellë në zyrë Ajola Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati Bushka, për të mbyllur pazarin për administrimin e landfillit të Sharrës”, tha Këlliçi, përcjell A2 CNN.

Akuzat Këlliçi i vijoi duke nënvizuar se kjo çështje do të mbyllet vetëm kur drejtësia të kryejë hetime të plota. “Sado që regjimi vijon ta mbajë të mbyllur këtë aferë korruptive, që u ka kushtuar deri më tani të paktën 190 milionë euro qytetarëve të Tiranës, e vërteta në fund do të zbardhet. Pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Rama – Veliaj, dyshja e pandashme si mishi me thoin, siç shprehej dikur vetë me gojën e tij Erion Veliaj, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, por mbi të gjitha para qytetarëve shqiptarë, të cilët i vodhën dhe i dëbuan si asnjë pushtues në historinë e këtij vendi”, shtoi ai.

Çështja e inceneratorit të Tiranës vijon të jetë një nga dosjet e nxehta të SPAK, ku sipas PD-së, shuma e paguar deri më tani ka arritur në 190 milionë euro, ndërkohë që inceneratori nuk është ndërtuar asnjëherë.

Next Post
GJED kundër paktit Rama-Meloni, zemërimi i Palazzo Chigi: Vendimi është i habitshëm!

GJED kundër paktit Rama-Meloni, zemërimi i Palazzo Chigi: Vendimi është i habitshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In