Është shtyrë për më datë 4 korrik seanca sa i takon inceneratorit të Fierit.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë pasi 12 të pandehurit nuk ishin ende gati sa i takon mbrojtjes së tyre.
Ditën e sotme u bë mbrojtja e ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Florian Muça dhe Azem Shaterri.
Më herët gjatë seancës në GJKKO palët janë përballur dhe kanë pasur debate për ndryshimin e akuzave të SPAK.
Avokatët e Alqi Bllakos e konsideruan ndryshimin si ekstraligjor dhe në kundërshtim me të gjitha parashikimet ligjore.
Vetë Bllako tha se kjo ishte vijim i një hakmarrje ndaj tij, i cili po ndjek nga afër seancën në GJKKO.
/f.stafa