• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inceneratori i Fierit/ Koka në gjykatë: Hyra në politikë si biznesmen dhe nuk më bëri politika të pasur

by Java News
06/09/2023 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka paraqitur para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila ka ndjekur seancën gjyqësore, bën me dije se Lefter Koka në mbrojtjen para gjykatës ka hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se nuk bazohen në fakte penale.

Koka ka thënë se ka hyrë në politikë si biznesmen dhe nuk e ka bërë politika të tillë.

“Kam menduar se këto akuza nuk do ta kalonin fazën e seancës paraprake. Unë akuzohem për tre akuza totalisht absurde, akuzohem pa fakte penale. Nuk e kisha imagjinuar që do dilja para gjykatës pasi një përfaqësues i prokurorisë fsheh faktet. Sot dal para jush me 2 pretenca me nga 10 vite. Kjo Strukturë e Posaçme është kalaja e çdo shqiptari për të marrë drejtësi. Unë hyra në politikë si biznesmen dhe nuk më bëri politika-biznesmen. Kjo akuzë është ngritur në formën e tallavasë. Po diskutoja me një nga të pandehurit dhe më tha që prokuroria ka kërkuar për të 4 vite burg. I thashë “shyqyr që s’të ka njohur Monika se të kishte bërë grup me Lefter Kokën. Kërkoj drejtësi të pa ndikuar nga politika dhe opinion, në të kundërt, unë do të jem viktima e radhës”, ka deklaruar Koka.

Gjatë mbrojtjes së tij në gjykatë, Koka ka pretenduar se akuza është thjeshtë kopje e procesit analog të inceneratorit të Elbasanit dhe se është i pafajshëm.

“Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër më 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative. Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave. Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e proçesit analog të Elbasanit. Relacioni i administratorit të caktuar nga gjykata, provon pafajsinë time. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i proçesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e radhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo. Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo shqiptari për të marrë drejtësi. Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.”

Para trupës gjykuese, ish-ministri Koka ka kërkuar drejtësi të pandikuar nga opinioni e nga interesat.

“Meqenëse nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare, asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000. Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë. Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë çdokush tjetër shqiptar, por të bëhet nga ai çift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.”

/f.s

Next Post
Deputeti i Berishës i pezmatuar: Edi Rama na trajton si kulakë, privatizoi vizitën e Clinton dhe s’na ftoi në ceremoni

Spaho: Takimi Bardhi-Berisha rezultat i një reflektimi të dëshirave të anëtarësisë së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In