Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i kërkon Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve.
Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars. Por GJL, nuk e pranoi kërkesën e tij, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.
Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.
Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.
/b.h