• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët, Berisha sulmon Dumanin: Zoti komisar, çfarë iu pengon që të…

by A R
03/04/2023 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për mediat këtë të Hënë, Sali Berisha ka folur mbi aferën e Inceneratorëve, duke hedhur akuza ndaj SPAK.

Sipas Berishës, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kthyer në një mburojë të qeveritarëve që kanë kryer vjedhje mafioze.

Ai i bëri thirrje kreut të SPAK Altin Dumani që të çojë çështjen në Gjykatë, duke shtuar se pretendimi i këtij të fundit se nuk dihen pronarët e Inceneratorit të Tiranës është shumë e rëndë për institucionin.

“Jam sot para jush për t’ju deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i PS. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë. Të organizatës kriminale që organizohet nga Edi Rama. Nuk kam patur asnjë, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, në qendrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni.

Por, këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare. Deklarata e kreut të SKAP-it, Altin Dumani për 2 nga çështjet më tronditëse, më themelore të korrupsionit në Shqipëri, për problemin e Inceneratorëve dhe problemin e Uotërgejtin e shekullit të 21-të, problemin Rama-McGonigal.

Lidhur me problemin e Inceneratorëve, tragji-komedia e kësaj afere është e pakufijshme. Inceneratori i Tiranës, është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 milionë euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra e mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz, i cili ka në krye Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, dhe disa emra të tjerë.

Dy fjalë do t’i them z.komisar Dumanit se pretendimi juaj, se nuk dihen pronarët iu akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari, le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’ju thoni shqiptarëve: çfarë iu pengon ju zotëri, të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst pretendimin se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit.

Në afera të tjera është procedurë në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë, sepse jeni në kontrollin dhe në mbështetjen e plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët.

Së dyti, kontrata e Inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të kodt civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë, për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë, kodi civili është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë, sepse ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, këtë vjedhje të tmerrshme“, deklaroi Berisha.

/a.r

Next Post
Llogaritë e Kryemadhit në parajsa fiskale, PS vijon apelin: Drejtësia të nisë hetimet!

Llogaritë e Kryemadhit në parajsa fiskale, PS vijon apelin: Drejtësia të nisë hetimet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In